• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NËSE NUK JE ME MUA, NUK…”/ Zbulohen detaje të reja nga vrasja e shqiptares në Itali, ish- i dashuri e shtyu nga ballkoni
Home
Aktualitet
Kronikë

“NËSE NUK JE ME MUA, NUK…”/ Zbulohen detaje të reja nga vrasja e shqiptares në Itali, ish- i dashuri e shtyu nga ballkoni

30 March, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja tragjike e 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila, e cila u shty nga ballkoni nga ish i dashuri i saj.

Pyetjet që 13-vjeçarja i kishte drejtuar inteligjencës artificiale ChatGPT janë bërë pjesë e provave kyçe në procesin gjyqësor ndaj autorit të vrasjes së saj, shkruajnë mediat italiane.

Kjo evidentohet në vendimin e Gjykatës së të Miturve në Bolonjë, e cila dënoi me 17 vite burg ish-të dashurin e saj, në kohën e ngjarjes 15 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 25 tetor 2024 në Piacenza, ku e mitura humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni i një ndërtese.

Sipas hetimeve, Aurora kishte kërkuar ndihmë nga inteligjenca artificiale për të kuptuar marrëdhënien që po përjetonte, duke pyetur nëse duhej ta përfundonte atë dhe si të dallonte dashurinë e vërtetë nga një lidhje toksike.

Sipas trupit gjykues, marrëdhënia karakterizohej nga përndjekje dhe presion i vazhdueshëm, çka kishte krijuar tek viktima frikë për sigurinë e saj.

Pikërisht kjo frikë, sipas gjyqtarëve, e shtyu Aurorën të pranonte takimin e fundit me të riun. Ata nënvizojnë se në sjelljen e tij dominonin posesiviteti dhe xhelozia ekstreme, të shprehura edhe me qëndrime kërcënuese, të tipit: “Nëse nuk je me mua, nuk do të jesh me askënd tjetër”.

Vendimi zbulon gjithashtu se, edhe pse paramendimi nuk u provua zyrtarisht, i riu i kishte rrëfyer një shoku një ditë para ngjarjes se kishte ndërmend ta vriste vajzën. Ky detaj u bë publik përmes dëshmisë së një ish-shoku qelie. Hetimet zbuluan se ai kishte marrë me vete edhe një kaçavidë, e cila u sekuestrua më parë.

Mesazhet që ai i kishte dërguar Aurorës për takimin e fundit u konsideruan nga gjykata si shqetësuese dhe manipuluese: “Nesër është hera e fundit, pastaj kurrë më” dhe “Të premtoj se pas së premtes nuk do të të kontaktoj më”.

Sipas vendimit, Aurora, ndoshta në mënyrë paradoksale, pranoi takimin në përpjekje për të qetësuar situatën dhe për të ulur tensionin e krijuar pas vendimit të saj për t’i dhënë fund lidhjes. Por, ndërkohë, i riu kishte planifikuar ta shfrytëzonte këtë takim për të realizuar krimin.

Gjykata thekson se i dënuari nuk ka shfaqur pendesë apo ndjeshmëri ndaj viktimës. Ai fillimisht pretendoi se bëhej fjalë për një aksident, e më pas se vajza ishte vetëhedhur. Megjithatë, këto versione u hodhën poshtë nga provat, të cilat u cilësuan si “të forta dhe të pakundërshtueshme”, të mbështetura edhe nga dëshmitë e personave që panë ngjarjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRITJE TË ËMBËL/ Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit
Previous article SKËNDER HITA NË KRYE TË POLICISË SË SHTETIT/ Qeveria merr vendimin

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT