Lear Kurti ndërroi jetë në mesnatë, në rrethana tejet të dyshimta. Nuk dihet ende çfarë ka ndodhur, por sot pasdite i riu do të dërgohet në banesën e tij të fundit. Por nëse i hedhim një sy profilit të viktimës privat në “Instagram”, duket se ka detaje më shumë lidhur me jetën e tij personale.
“Më i fortë dhe më i mençur,”-duket se ku ishte qëllimi i 32-vjeçarit.
Ndërkohë që këtë shprehje e shoqëron me ikona të librave dhe “emoji” të tjerë që përdoren rëndomtë në rrjetet sociale. E po ashtu, edhe një shprehje motivuese: Nëse mundësitë nuk trokasin, ndërto një derë dhe trokit vetë. Nga ana tjetër, kënga që e frymëzonte më së shumti Learin dhe ku ai gjente veten është Stan, e kënduar nga Eminem dhe Dido para 12 vitesh.
Smash-hiti i Eminem “Stan” i vitit 2000 nuk bazohej në një person real. Megjithatë, kënga, e cila tregon historinë e një fansi të fiksuar që vret veten dhe të dashurën e tij pasi Eminem nuk u përgjigjet letrave të tij. Histori që është frymëzuar nga përvojat reale të reperit.