• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NËSE KY ËSHTË SHËRBIM PUBLIK, UNË JAM FELLINI”/ Rama reagon në italisht për emisionin e RAI3
Home
Politikë

“NËSE KY ËSHTË SHËRBIM PUBLIK, UNË JAM FELLINI”/ Rama reagon në italisht për emisionin e RAI3

24 April, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, këtë herë në italisht, lidhur me reportazhin investigativ të RAI3, ku thuhej se marrëveshja Rama-Meloni për të ngritur kampe emigrantësh në vendin tonë, ishte negociuar nga sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë në Shqipëri, Engjëll Agaçi, të cilin media italiane i referohej si avokat i narkotrafikantëve shqiptarë gjatë kohës kur punonte në Itali.

Duke e quajtur të shpifur episodin rreth Shqipërisë, Rama thotë se autori i emisionit, gazetari Sigfrido Ranucci, ka gënjyer duke thënë se Agaçi nuk i ka kthyer përgjigje, ndërkohë që faktet, sipas Ramës janë se ai i ka dërguar përgjigje me shkrim sipas kërkesës së gazetarit të emisionit.

“Nëse ky është shërbim publik, atëherë unë jam Federico Fellini”, shkruan Rama në “X”.

“Kulmi vjen kur autori thotë, sikur të kishte bërë ndonjë zbulim të hatashëm, se “Agaçi ka konfirmuar se ka kontribuar, që kur është bërë këshilltar juridik i Ramës, në realizimin e protokollit për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë”, duke gabuar trashë, pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nuk është këshilltari im juridik, por mban këtë detyrë prej vitit 2013, ndërkohë që protokolli është i vitit 2023.

“Për momentin po përpiqem të besoj se ky sulm ndaj Giorgia Meloni-t, në dëm të Shqipërisë, nuk ka qenë një mëkat dashakeq kundrejt vendit tim dhe që importimi i disa shpifjeve edhe për vëllain tim, për të cilat ka ngritur padi dhe po pret fjalën e drejtësisë, ka ndodhur si pasojë e një lehtësie që gjithmonë e më shumë në këto kohë ka prekur fuqinë e fisshme të informacionit”, thotë Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E FORTË: Prokurori i Metës, Sotir Kllapi është sulmuar dhe kërcënuar
Previous article PUNIME NË RRUGËN E ARBRIT/ Bllokohet sot segmenti nga Tuneli 2 deri te rrethrrotullimi i Klosit

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT