Të pranosh që lidhjes i ka ardhur fundi, të themi të drejtën nuk është e thjeshtë. Na ndodh të gjithave të kapemi pas shenjave të asaj çfarë ka mbetur sepse nuk është aq e lehtë të heqësh dorë, aq më tepër nëse ke investuar kohë dhe energji që ajo të funksionojë.
Sigurisht, universi nuk u jep të gjithëve të njëjtat shenja për t’i treguar se ndarja është afër, por për hir të së vërtetës, janë disa sjellje që na bashkojnë në një pikë, për të na hapur sytë dhe të heqim dorë sa më parë.
1. Kur ti ndihesh e lirshme në momentet që nuk flet me të, apo e gjen veten duke biseduar më shumë për punët e shtëpisë se sa një bisedë më intime, diçka nuk shkon. Zgjohuni!
2. Nuk ka më debate. Sherret në çift (sigurisht me masë) padyshim që sjellin zhvillim. Nëse nuk ziheni, mos mendoni se lidhja juaj është bërë më e shëndetshme. Thjesht nuk ju intereson më dhe kaq!
3. Njëri nga ju të dy fillon të bëjë ca pyetje rreth ndarjes, që s’jua kishte kapur veshi më parë. Ndaloni dhe mendohuni mirë, një shenjë e tillë shfaq pasiguri. Pyeteni deri sa ta kuptoni vërtetë!
4. Nëse vazhdimisht planet anullohen. Ka diçka dhe s’mund të vazhdohet kështu!
5. Që të kënaqen bashkë duhet të pini ca gota të mira. Më fal, por përse duhet ta bëni këtë?! Kush ka nevojë për tjetrin pas një vere të mirë?
6. Marrëdhënia ka filluar të ftohet. Ai nuk është më si më parë sepse thotë që s’ka kohë për asgjë. Telefonatat rrallohen, të dalat po ashtu dhe koha që kalonit bashkë duket e largët.
7. Kur njëri nga të dy shmang kontaktin fizik. Ju mund ta dalloni kur e dashura/dashuri po ju puth për inerci apo kur bëni seks thjesht sepse duhet!
via GIPHY
Burimi: Women’s Health


