• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NËSE KE LINDUR I VARFËR NË SHQIPËRI…”/ Tabaku për BBC: Shqiptarët largohen prej korrupsionit, mungesës së mundësive ekonomike dhe…
Home
Politikë

“NËSE KE LINDUR I VARFËR NË SHQIPËRI…”/ Tabaku për BBC: Shqiptarët largohen prej korrupsionit, mungesës së mundësive ekonomike dhe…

22 November, 2022 s.autor Politikë

Mediat britanike po i kushtojnë çdo ditë reportazh shqiptarëve që ikin masivisht drejt Britanisë së Madhe.
I tillë ka qenë dhe reportazhi i BBC që përshkruante rrugën nga Tirana në Kukës apo dhe Zadrimë, ku gazetari Ian ka takuar një person të kthyer pas nga qeveria britanike për emigrim të paligjshëm. Gjatë reportazhit, BBC zhvilloi dhe një intervistë me deputeten e PD, Jorida Tabaku e cila argumentoi se kush janë shkaqet që shqiptarët po largohen nga vendi i tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.

“Ata besojnë se sistemi në vendin tonë nuk është i drejtë. Meritokracia nuk ekziston”, u shpreh Tabaku, “ata nuk kanë shanse ekonomike”. Ndërsa theksoi se “është shumë e vështirë të kemi mobilitet social. Nëse ke lindur i varfër në Shqipëri mbetesh i tillë pavarësisht se sa shumë punon.”. Më tej ajo theksoi se një nga shkaqet kryesore është edhe korrupsioni që ka prodhuar një sërë problemesh të tjera si mungesën e oportuniteteve.
“Ne, si politikanë, duhet ta pranojmë se kjo është e lidhur me korrupsionin e madh dhe sidomos në veri të vendi është e lidhur me mungesën e oportuniteteve. Dhe kjo është diçka që i takon qeverisë ta adresojë.”.

E pyetur më tej se kush janë shkaqet e tjera që detyrojnë shqiptarët të përdorin rrugët ilegale drejt Mbretërisë së Bashkuar, ajo theksoi se përtej mungesës së sundimit të ligjit, mos zbatimit të ligjit nga policia dhe rojet kufitare në vendin tonë një arsye është dhe vështirësitë që hasin qytetarët për të fituar të drejtën e punësimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo theksoi se “qeveria duhet ta pranojë këtë si problem dhe më pas të shohë rrugën për ta zgjidhur. Nuk mund të flasim për zgjidhje të një problemi që qeveria nuk e njeh”. “Duhet të kemi një sistem brenda kornizave ligjore ashtu që këta persona mos të detyrohen të largohen në këtë mënyrë. Duhet të kemi një procedurë më të përshpejtuar më Mbretërinë e Bashkuar, siç fjala vjen kemi me vendet e BE-së.”, u shpreh Tabaku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHTIMI I NEGOCIATAVE/ Zëdhënësi i DASH: SHBA e zhgënjyer, Kurti dhe Vuçiç të mos rrezikojnë paqen e fituar me dekada
Previous article E PAZAKONTA E BOTËRORIT/ Shtesa rekord në Katar, çdo ndeshje ka shkuar mbi 100 minuta

s.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT