• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NËSE JAM FAJTOR, MË VARNI”/ Marjusi flet nga burgu: Ersida ka bërë jetë luksi me mua. I kam paguar edhe kopshtin e fëmijëve
Home
Aktualitet
Kronikë

“NËSE JAM FAJTOR, MË VARNI”/ Marjusi flet nga burgu: Ersida ka bërë jetë luksi me mua. I kam paguar edhe kopshtin e fëmijëve

6 September, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ersida Dyrmishi, 30 vjeçarja nënë e dy fëmijëve u shpall e zhdukur nga bashkëshorti i saj më datë 25.07.2022. Në dëshminë e saj, e reja ka thënë që është mbajtur pa dëshirën e saj nga Marjus Musaku nga data 25 korrik deri me 3 gusht. E reja ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit së bashku me bashkëshortin e saj.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 32-vjeçari ka abuzuar seksualisht me nënën e dy fëmijëve, duke e përdhunuar nën kërcënimin e një thike dhe kanosur për jetën e familjarëve të saj.

32-vjeçari, i cili ndodhet në burg, akuzohet për “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”

Marjus Musaku ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku u shpreh se 30-vjeçarja janë njohur në plazh dhe se e donin njëri-tjetrin.

“Ndodhem në burgun e Durrësit. Me Ersidën kishim një vit e ca të lidhur, takoheshim çdo ditë. Jemi njohur në plazh, më dha numrin e telefonit dhe kemi pasur një marrëdhënie të shkëlqyer”, tha fillimisht 32-vjeçari.

Më pas Musaku shtoi se e dinte se ajo ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë.

“Ajo më thoshte se burri me keqtrajton, jam e jotja deri në vdekje. Rashë në dashuri me të. Flisnim në Telegram. Ajo donte të linte burrin. Nuk e kam marrë me zor. E merrja nga puna, nga ora 14.30 deri në 16 rrinte me mua”, tha ai.

Sipas Musakut, 30-vjeçarja ka bërë jetë luksi me të dhe nuk i mungonte asgjë. Ai ka shtuar se i ka paguar edhe kopshtin e fëmijëve.

“Nëse jam fajtor, kërkoj dënimin me varje. Më shumë ka ndenjur me mua se me burrin e vet. Pse ka mashtruar. E akuzoj për mashtrim të rremë. E kam dashur me shpirt. Nuk i mungonte asnjë lloj gjëje, ka bërë jetë luksi me mua”, vijoi më tej 32-vjeçari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AJO NISTE LLOJ LLOJ FOTOSH"/ Motra e Marjusit tregon detaje nga historia që tronditi opinionin publik: E dija për Ersidën, kam...
Previous article E PLOTË/ Shoqëria me policë dhe vajza VIP, gabimet me KODET E MAFIAS që sollën zhdukjen e Vis Martinaj

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT