• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NËSE I BËJMË PUNËT SIÇ DUHET…”/ Vuçiç thirrje nga Tirana: Të bashkojmë të gjithë aktorët për praktikat më të mira
Home
Politikë

“NËSE I BËJMË PUNËT SIÇ DUHET…”/ Vuçiç thirrje nga Tirana: Të bashkojmë të gjithë aktorët për praktikat më të mira

21 December, 2021 s.autor Politikë

Në fjalën e tij, pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Tiranë, në kuadër të takimit të “Ballkanit të Hapur”, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, bëri thirrje që të ketë një bashkëpunim jo vetëm mes institucioneve shtetërore, por edhe të gjithë aktorëve, në mënyrë që të shkëmbehen praktikat më të mira.

Për Presidentin Vuçiç një ndër fushat e bashkëpunimit me rëndësi për vendet e rajonit është edhe ajo e bujqësisë, prej ku shtoi se në këtë drejtim parashikohet që në pak vite potenciali të arrijë shifrën e 1 miliard.

“Besoj se shihet qartazi që ne kemi shumë dëshirë të bashkëpunojmë në fusha të ndryshme. Bujqësia është një nga sferat më të rëndësishme të këtij bashkëpunimi. Kjo fushë nuk ka të bëjë vetëm me qarkullimin e lirë të ushqimeve, apo me bashkëpunimin në lidhje me materiale të ndryshme a fruta, perime, por as nuk shkëmbim i tregjeve ushqimore, por ka të bëjë me bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale.

Ne duam të arrijmë shifrën 1 miliard, nëse i bëjmë të gjitha punët siç duhet. Nënshkrimi i marrëveshjes do të thotë edhe më shumë siguri për produktet që konsumojmë, dhe për bujqësinë do të thotë përshpejtimi i proceseve edhe në uljen e kostove të larta, por edhe në radhët në pikat kufitare. Ne do të shkruajmë edhe marrëveshje shtesë, që kanë të bëjnë me harmonizimin e proceseve.

Dua të them që ka potencial të madh për rritje më shumë të këtij vëllimi tregtar. Vetëm për bujqësinë ne flasim për shifrën, që ka vite do të kalojë 1 miliardë. Kjo do të ndodhë pas pak vitesh, jo pas 100 vitesh. Ne kemi shumë institucione, organizata, që duhet të jenë më të lidhura me njëra-tjetrën.

Të gjitha qeveritë, por jo vetëm institucionet shtetërore, por të gjithë aktorët, të bëhemi bashkë në një takim më të gjerë, në Shkup psh, e më pas të mblidhemi edhe në Beograd, pasi ne duam t’i bëjmë bashkë të gjithë aktorët, që të kuptohet qartë ideja e shkëmbimit të praktikave më të mira në të ardhmen”, tha Kreu i Shtetit Serb.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "A E SHIKON VETEN NË SHTRAT ME NJË TË SHËNDOSHË?" Beniada dhe Antonela komentojnë lidhjen mes Einxhel e Dagz: Pesha përmirësohet...
Previous article FORUMI I AGRIKULTURËS DHE KOOPERIMI RAJONAL/ Rama: Hoqëm pengesat! Marrëveshjet të rëndësishme në veprimtarinë ndërkufitare...

s.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT