• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NËSE FËMIJA…”/ Manastirliu në maternitete: Ja procedura e re për bonusin e bebes
Home
Sociale

“NËSE FËMIJA…”/ Manastirliu në maternitete: Ja procedura e re për bonusin e bebes

1 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

“Bonusi i bebes do të përfitohet menjëherë nëse fëmija regjistrohet në zyrën e posaçme të hapur pranë çdo materniteti në vend dhe përfitohet në dy pjesë nëse prindërit zgjedhin ta regjistrojnë të porsalindurin më vonë në gjendjen civile”.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi sot dy maternitetet e Tiranës, ku natën e ndërrimit të viteve kanë ardhur në jetë 14 fëmijë.

Ministrja Manastirliu falenderoi nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” ekipet mjekësore në të gjithë vendin për shërbimin gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Manastirliu Ne Maternitete (3)

Fëmija i parë lindi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, 1 minutë pas mesnate. Ndërsa bebi i parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” erdhi në jetë në 12:02 dhe është fëmija i tretë i një çifti nga Tirana, i cili përfiton 120 mijë lekë bonus.

Nga sot nis të zbatohet politika e re sociale e Qeverisë që mbështet familjet e reja, me pagesën universal të Bonusit të Bebes, e cila jepet për çdo familje, pavarësisht statusit social-ekonomik.
Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë Lekë;
Për fëmijën e dytë 80 mijë Lekë;

Për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë Lekë për çdo fëmijë;
Për nënat që lindin binjakë masa e përfimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë;

Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë.
Duke filluar nga sot, prindërit e kryejnë regjistrimin e fëmijës së porsalindur në Maternitet në sportelin e gjendjes civile të hapura në 37 maternitete të vendit, duke lehtësuar dhe procedurën e regjistrimit fillestar të të porsalindurve.

Bonusi I bebes është I ndarë në dy pjesë. Çeku I parë përfitohet menjëherë (35 mijë lekë për fëmijën e parë; 75 mijë për fëmijën e dytë dhe 115 mijë për fëmijën e tretë) ndërsa çeku I dytë me vlerë 5 mijë lekë përfitohet pas regjistrimit të fëmijës në gjendjen civile.

Pagesa do të kryhet në bankë dhe çeku ka vlefshmëri deri në 12 muaj nga data e lëshimit të tij.
Bonusi është universal, ndaj përfitohet nga të gjitha familjet, pavarësisht se ku vendos nëna që të sjellë në jetë fëmijën. Për fëmijët që lindin në spitale private, në shtëpi ose jashtë vendit, çeku i bebes do të lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME KRENARIN VALLË? Pasi e gjeti Viti i Ri ndryshe, Luana Vjollcës i ndodh e papritura, shihni çfarë thotë ajo
Previous article BASHKË ME PRINDËRIT/ Kjo është këngëtarja shqiptare që priti 2019-ën në festën luksoze të Paris Hilton

F.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT