• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Nëse del, e vrasim”/ Flasin familjarët e 15-vjeçares që ngeli shtatzënë nga fqinji: Dënimi, sa për të kaluar radhën
Home
Intervista

“Nëse del, e vrasim”/ Flasin familjarët e 15-vjeçares që ngeli shtatzënë nga fqinji: Dënimi, sa për të kaluar radhën

3 June, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Intervista, Kronikë

Prindërit e 15-vjeçares nga Pogradeci, Faik dhe Lume Biba, as nuk e dinë se autori i përdhunimit të vajzës së tyre është dënuar pasi nuk kanë një televizor në shtëpi. Ata jetojnë në një shtëpi të vjetër në fshatin Velçan, ndërsa pas lindjes së fëmijës si rezultat i përdhunimit, ata përpiqen t’i shmangin kontaktet me njerëzit në fshat, pasi ndihen të turpëruar. Nëna e vajzës, sapo mëson lajmin se autori i përdhunimit është dënuar, duket sikur heq një peshë nga supet, por mimika i ndryshon kur mëson dënimin e dhënë ndaj tij. Lume Biba thotë se dënimi me 4 vite e 8 muaj heqje lirie është shumë i butë për dëmin psikologjik dhe moral që i është shkaktuar vajzës së tyre, por edhe familjes.

E keni marrë vesh që autori i përdhunimit të vajzës suaj është dënuar?

Jo, nuk na ka thënë kush. Më vjen mirë që të marrë atë çfarë meriton sepse na shkatërroi jetën e vajzës. Është e tmerrshme ajo që bëri. I mori fëmijërinë një vajze të parritur, e bëri nënë që në moshën 14-vjeçare.

Gjykata ka vendosur 4 vite e 8 muaj burg për të. Çfarë mendoni?

Është shumë pak, zëre se nuk e kanë dënuar fare. Na shkatërroi jetën e vajzës dhe jetën tonë. Çnderoi familjen. I mori rininë vajzës dhe ne përballemi me turpin. Ai njeri meritonte dënimin maksimal. Më mirë ta kishin lënë të lirë sesa i dhanë një dënim të tillë. Pse, me kaq pak shlyhet ajo që bëri?!

Si vazhdon jeta juaj tani? A keni pasur presion?

mos përballemi me njerëzit. Është e tmerrshme. Të të shkatërrojnë jetën e fëmijës tënd dhe të mos kesh fuqi të bësh asgjë. Ai është përdhunues fëmijësh. Ose ta dënojnë 20 vjet, ose ta lënë të lirë fare. Nderi i familjes sonë, dëmi që i shkaktoi vajzës janë më të mëdha. Ky dënim është sa për të kaluar radhën.

Çfarë do të bëni tani?

Do pres që të dalë nga burgu dhe të ndihemi përsëri të rrezikuar. Kush më siguron që ai do dalë dhe nuk do e përsërisë të njëjtën gjë?! Që nuk do vijë të na kërcënojë, të hakmerret që ne e denoncuam dhe që thamë të vërtetën. Çfarë është kjo gjë? Përdhunoi vajzën, e la shtatzënë dhe tani na qenka penduar. Është e tmerrshme. Nuk e besoj dot. Unë jam nënë dhe ndihem e shkatërruar nga kjo gjë.

Cili është apeli juaj?

Nuk kam apel. Ai ka paguar që të marrë dënim të ulët. Unë di të them që nëse del, do ta vras me duart e mia. Tri xhenaze në rrugë do t’i nxjerr. Ai do dalë dhe do të vijë përsëri këtu. Nuk kam asnjë siguri.

Po për fëmijën a do të përkujdeseni, ndoshta në të ardhmen?

Jo. Ai më tha në gjykatë, fëmijën ta mbajë dhe ta rrisë jot bijë. Vajza ime është fëmijë për vete. Si mund të kujdeset për një fëmijë. Fëmija do vazhdojë të qëndrojë atje. Nuk kemi çfarë bëjmë. Edhe ai të kalbet në burg. Nuk e pranoj dot një dënim të tillë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndryshime drastike në kontratat e lojtarëve te Flamurtari, Idrizi vendos kushtet...
Previous article Çiljeta Xhilaga i drejtohet sërish 'bisturisë', tregon ndërhyrjen e re estetike (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT