• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NËNTOR 2011/ Kur “Qeveria Berisha” bëri gati pagesën 5 euro për RRUGËN E KOMBIT. Si u kundërshtua nga publiku (FOTO)
Home
Shqipëri

NËNTOR 2011/ Kur “Qeveria Berisha” bëri gati pagesën 5 euro për RRUGËN E KOMBIT. Si u kundërshtua nga publiku (FOTO)

3 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Fiks 7 vjet më parë, në mediat shqiptare publikohej materiali teknik për ta bërë me pagesë Rrugën e Kombit.

Duket sikur nuk ka kaluar asnjë ditë orej 24 nëntorit 2011, pasi edhe atëherë reagimi ka qenë ndezës, që siç duket shërbeu për të shtyrë planet e qeverisë “Berisha”.

Studimi i publikuar në gazetën “Shqip” dhe që ishte marrë nga Ministria e Transporteve drejtuar nga i ndjeri Sokol Olldashi, fliste për të njëjtën tarifë si dhe sot: 5 euro për autoveturat dhe 10 euro për kamionët.

Ishte një nga shkrimet më të lexuara dhe më të komentuara në ëebsite-n e gazetës “Shqip”.

Publiku edhe në atë kohë nuk e pranonte tarifën dhe kërkonte llogari për paratë e shpenzuara për ndërtimin e rrugës.

Afati i nisjes së projektit ishte dhjetori i vitit 2011, por duket se gjithçka u prish, pasi në atë kohë qeveria ishte në një problem të madh me ndërkombëtarët, për shkak se kryeministri Berisha po ndryshonte ligjin e SHISH-it, i cili u kundërshtua nga NATO.

Gazetari Ard Kola, i cili kishte arritur të siguronte dokumentin, shkruante: “Në muajin dhjetor, qeveria pritet të miratojë kushtet e kontratës dhe projektin e dhënies me koncesion të rrugës Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës, ndërsa në janar parashikohet të hapet tenderi për përzgjedhjen e firmës private e cila do të mirëmbajë tunelin e Thirrës prej 6 km.

Këto janë informacionet paraprake mbi projektin e vendosjes së tarifës për kalimin e rrugës, 60 km të gjatë. Gazeta “Shqip” mëson detajet e para të projektit mes qeverisë shqiptare dhe Korporatës Financiare Ndërkombëtare, i firmosur në janar të këtij viti, për gjetjen e formës së dhënies me koncesion të tunelit. Mësohet se IFC e ka kryer studimin mbi eficiencën e rrugës dhe shpenzimeve që nevojiten për mirëmbajtjen, ndërsa pritet që termat e projektit të miratohen në qeveri, dhe më pas të kalohet në hapjen e tenderit.

Paraprakisht mendohet se pagesa për kalimin e tunelit do të jetë 5 euro për autoveturat dhe 10 euro për mjetet e rënda, si autobusët apo kamionët. Burime konfidenciale nga të dyja kampet pohojnë për gazetën se, tarifat do të variojnë nga 5 deri në 10 euro, në varësi të mjetit, ndërsa në tunel do të instalohet një pajisje elektronike që bën të mundur identifikimin e kartës dhe pagesën e detyrimit, i cili shlyhet vetëm nga drejtuesi i mjetit”.

Plot 90 komente janë bërë brenda ditës në shkrimin e superlexuar.

“haha, ca te futme…5 euro, si me kalu lincoln tunnel per me hy nga ‘shati ne Manhattan.. lol”, shkruante një komentues.

“Pjer, nuk ka eksporte incognito 1.5miljard dollareshe.Aty kalojme ne pastrim lekesh. Keto jane depozitat e “Familjes”..Eshte vene ne shenjester Afrika se sistemi bankar evropjan eshte teper i rrepte..Nigeria eshte nje nga vendet me te korruptuara ne bote”, komentonte një tjetër.

Kurse dikush tjetër i referohet një deklarate të ministrit Olldashi kur thotë se: “nga studimet rezulton një trafik prej 12 000 mjetesh në verë dhe 4000 në dimër, pra mesatarisht 7500 mjete”. Sipas tij, kemi një rrugë që përdoret 5 herë më shumë nga sa parashikonin projektuesit.”

Dmth, me 5 here me shume trafik se projektohej, rruga do 5 euro per makine per tu mirembajtur. Po me ate trafik qe projektohej, i binte qe duhej 25 euro makine per tu mirembajtur???? E si arriti nje projekt i tille te miratohej???!!!”

Qeveria e koalicionit PD-LSI shtyu planin e mirëmbajtjes së rrugës sipas studimit dhe nisi një tjetër rrugë problematike me tunel, atë të Elbasanit e cila gjithashtu nuk u përfundua.

Dhe kjo u parashikua që në atë kohë nga opinion publik.

“Ore leri brockullat, i tha ,po paguaj pak ato leket se nuk ke paguar asnje kacidhe..I ngriu buzeqeshja ne surrat dhe filloit i belbezinte perkthyesit…Sic duken bathet “ato” leket e tunelit te Elbasanit kane vajtur gjetke. E ka ca pisk punen me arabet, te cilet do ti kerkojne llogari per leket…Dhe kushedin do tju dergoje per sqarim Zhozin ndonje muaj tek haremi mbreteror.

Mister eshte dhe keto eksportet tona drejt Nigerise (link is external):1,3 miljarde dollare ne vit(te cilat nuk figurojne fare ne te dhenat e ministrise sone)”, shkruante një komentues në fundin e nëntorit 2011…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Igli Tare nuk ndalet, sjell te Lazio mesfushorin e Juventusit
Previous article Klopp: Salah meriton çmimin si lojtari më i mirë i Premier Ligës

F.autor

Postime të ngjashme

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me… Politikë

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me…

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në Breaking News

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT