• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NËNSHTETËSIA E HUAJ/ Parlamenti grek miraton ndryshimet. Ja si ta përfitoni (për 6 vite, 162 mijë shqiptarë u bënë grekë)
Home
Sociale

NËNSHTETËSIA E HUAJ/ Parlamenti grek miraton ndryshimet. Ja si ta përfitoni (për 6 vite, 162 mijë shqiptarë u bënë grekë)

31 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

93 për qind (162.186) e përfituesve të nënshtetësisë dhënë në vitet 2011-2017 janë nga Shqipëria

Parlamenti grek ka miratuar mbrëmjen e të enjtes amendamentet e paraqitura nga ministria e brendshme.

Amendamentet e reja përmbajnë:

1.- Rritjen e periudhës së qëndrimit në Greqi, nga 7 në 12 vjet, si kusht për marrjen e nënshtetësisë me procedurën e natyralizimit.

12 vitet e qëndrimit do të duhet të jenë plotësuar para se i interesuari të paraqesë aplikimin.

Emigranti që do të aplikojë nuk nevojitet të ketë leje qëndrimi “të fuqishme”, siç kërkohej deri tani, por mjafton çdo leje e vlefshme qëndrimi, me përjashtim të provizoreve.

2.- Për marrjen e nënshtetësisë greke me lindjen apo ndjekjen e mësimeve në Greqi, tashmë përfitojnë edhe ata që kanë ndjekur një shkollë të huaj në Greqi, por që e cila duhet gjithsesi të ketë zbatuar programin grek të arsimit të detyrueshëm.

3.- Certifikatat me gabime tash e tutje nuk do të jetë nevoja të korrigjohen me vendime gjyqësore. Ato do të bëhen me një akt të kryetarit të bashkisë.

* * *

Sipas këtij ligji krijohen hapësira të reja për marrjen e nënshtetësisë greke nga mërgimtarë të brezit të parë dhe të dytë qëndrues prej më shumë se 12 vjet në Greqi.

Ditë më parë ministri i Brendshëm i Greqisë kishte deklaruar për “Ndryshime të duhura ligjore, për të mundësuar dhënien e nënshtetësisë tek:

– Personat që kanë mbi 12 vite që qëndrojnë në Greqi,

– Grup moshat mbi 65 vjeç,

– Personat me aftësi të kufizuar,

– Pjesëtarët e komunitetit rom të lindur në Greqi…

Në Greqi, sipas njoftimeve zyrtare, jetojnë 850 mijë emigrantë. Statistikat tregojnë se 174.394 nënshtetësi janë dhënë në 2011-2017. 93 për qind (162.186) e përfituesve të nënshtetësisë janë nga Shqipëria.

A. Ashiku-TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Granit Xhaka me zemrën në dorë, do t'ju mallëngjejë dedikimi për bashkëshorten (FOTO)
Previous article Jo vetë kolegë...aktorët e "Portokallisë" dedikime plot dashuri njëri-tjetrit (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE NË TIRANË/ Policia del me njoftim zyrtar: Shkak, karikuesi për automjetet elektrike

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT