• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 May, 2025
AlpeNews

Tirana, Albania

21 May, 2025
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NËNSHKRUHET DEKRETI/ Bullgaria mban zgjedhjet e pesta në dy vjet
Home
Nderkombetare

NËNSHKRUHET DEKRETI/ Bullgaria mban zgjedhjet e pesta në dy vjet

2 February, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti bullgar, Rumen Radev, ka nënshkruar një dekret për shpërndarjen e parlamentit dhe caktimin e 2 prillit si datë për zgjedhjet e parakohshme – të pestat në vend në dy vjet – pasi tri tentativa për formimin e Qeverisë së Bullgarisë dështuan.

Të enjten, Radev gjithashtu riemëroi Galab Donev, kryeministër të përkohshëm.

Përbërja e qeverisë së përkohshme ka mbetur pothuajse e pandryshuar, me përjashtim të ministrit në largim të kulturës, Velislav Minekov, i cili është zëvendësuar me dirigjentin, Najden Todorov.

Radev tha se zgjedhjet e parakohshme ishin të domosdoshme pasi Partia Socialiste e Bullgarisë (BSP) deklaroi më 24 janar se nuk kishte arritur të formonte qeverinë dhe e kishte kthyer mandatin te presidenti.

Paraprakisht, dy grupet më të forta në parlamentin bullgar – partia e qendrës së djathtë, Qytetarët për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB) dhe partia reformiste Ne Vazhdojmë Ndryshimin (PP), të cilat morën vendin e parë, respektivisht të dytë në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar, kishin dështuar në dy tentativa të gjenin mbështetje për ta formuar Qeverinë e Bullgarisë, por dështuan.

Presidenti më pas, ia dha BSP-së të drejtën për ta përmbushur mandatin, por edhe kjo parti dështoi. Kështu, vendi do të shkojë përsëri në zgjedhje.

Bullgaria, me një popullsi prej afër 7 milionë banorësh, është në krizë politike që nga viti 2020, kur vendi u përball me protesta mbarëkombëtare pas zemërimit të publikut të akumuluar për shumë vite për shkak të korrupsionit.

Pjesa më e madhe e zemërimit ishte lidhur me liderin shumëvjeçar Boyko Borisov, dhe partisë së tij, GERB.

Qeveria e fundit, e udhëhequr nga Kiril Petkov, kolapsoi në qershor vetëm gjashtë muaj pasi mori mandatin, pasi njëri prej partnerëve doli nga koalicioni qeverisës.

Petkov, që udhëheq partinë Ne Vazhdojmë Ndryshimin, është përballur me sfida në përmbushjen e zotimeve të tij për të çrrënjosur korrupsionin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Kishte vjedhur 11 banesa në dy muaj, arrestohet 36-vjeçari në Kavajë
Previous article "RAMA NJË KALBËSIRË"/ Berisha me tone të ashpra: PD s’e lëshon Parlamentin. T’i çojmë mesazhin...

s.autor

Postime të ngjashme

SULM ME THIKË NË HOLANDË/ Disa të plagosur, përfshirë një oficer policie Botë

SULM ME THIKË NË HOLANDË/ Disa të plagosur, përfshirë një oficer policie

NEGOCIATAT RUSI-UKRAINË MUND TË NISIN NË VATIKAN/ Meloni mund të drejtojë organizimin e samitit Botë

NEGOCIATAT RUSI-UKRAINË MUND TË NISIN NË VATIKAN/ Meloni mund të drejtojë organizimin e samitit

"DUAM TË SHOHIM VEPRIME TË FORTA NGA..."/ BE miraton paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë Botë

"DUAM TË SHOHIM VEPRIME TË FORTA NGA..."/ BE miraton paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë

Facebook Comments

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret Blog

DENIS DYRNJANA/ Berisha i promovon, Rama i aplikon primaret

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve Blog

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT