• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NËNË E BIR NË PRANGA/ Djali i pastrueses reklamonte jetën e luksit në rrjetet sociale, por ja si justifikohej tek miqtë: Makinat i kam…
Home
Breaking News

NËNË E BIR NË PRANGA/ Djali i pastrueses reklamonte jetën e luksit në rrjetet sociale, por ja si justifikohej tek miqtë: Makinat i kam…

8 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, tashmë janë vënë në prangat e policisë dhe pritet që ditën e nesërme të dalin para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë.

Të dy këta persona akuzohen se kanë vjedhur në total rreth 700 mijë euro nga disa banesa, ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Në bashkëpunim me djalin e saj, Rozeta vidhte banesat duke shfrytëzuar momentin kur pronarët nuk ndodheshin aty, përmes çelësit që kishte kopjuar, teksa 23-vjeçari e priste jashtë shtëpive me makinë.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se i biri i pastrueses reklamonte në rrjetet sociale jetën e tij të luksit, duke treguar para kesh, makina, varëse floriri e rroba të shtrenjta, por në rrethin e tij miqësor ai shprehej se makinat i kishte marrë me qira.

Ndërkohë sipas njoftimit të policisë, dy nga 3 makinat e tyre, rezultojnë se janë të blera nga paratë e vjedhura në këto banesa, në një hark kohorë prej rreth 4 vitesh.

Ndërkohë banesa e fundit e grabitur nga nënë e bir i përket ish-zyrtares së lartë në kryeministri, Alda Klosi, të cilës i janë marrë para dhe sende me vlerë që kapin shifrën prej 120 mijë eurove. Banesa të cilën Klosi e kishte marrë me qira, është grabitur në muajin dhjetor, kur kjo e fundit ndodhej në Amerikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË VIT NGA BETEJA PËR SELINË E PD/ Patozi: Historia më e palavdishme e pluralizimit politik
Previous article KOSOVË/ Serbët protestojnë në Shtërpcë pas plagosjes së dyfishtë

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT