• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORI HORORR/ Nëna u merr jetën dy vogëlushëve të saj
Home
Jetë

HISTORI HORORR/ Nëna u merr jetën dy vogëlushëve të saj

22 January, 2019 F.autor Jetë

Elena Karimova, dyshohet se ka mbytur vajzën, Khadizha 4 vjeçe dhe djalin Suleiman, 2 vjeç, në pjesën e pasme të makinës përpara se të digjte dy trupat e tyre. Pamjet e fundit të saj janë filmuar nga një market tek një karburant ku ajo ka qëndruar për tu blerë çokollata, përpara se të kryente veprimin e tmerrshëm.

Ngjarja tragjike që ka shokuar mbarë opinion publik ka ndodhur në Nizhny Novgorod të Rusisë Perëndimore. Ajo ka çuar dy vogëlushët e saj në një ndërtesë të pabanuar dhe më pas u ka hedhur benzinë duke u vënë flakën, raporton Metro.

Duke pasur frikë se tymi do të tërhiqte vëmendjen e njerëzve ajo ka marrë dhe ujë me vetë për ta shuar zjarrin. Prokurorët të cilët janë duke hetuar ngjarjen makabre, thanë se trupat e fëmijëve janë mbytur dhe më pas janë dërguar në një ndërtesë ku dhe janë djegur.

Një banor i zonës ka thënë se në fillim zjarrfikëset menduan se kufomat ishin të ndonjë kafshe, por më pas zbuluan se ato ishin fëmijë.

Evgeni Katyshev : Zjarrfikësi fillimisht mendoi se kufoma e djegur i përkiste një qeni. Por kur ai u afrua më afër, ai kuptoi se ishin kufomat e dy fëmijëve.

Trupat e vogëlushëve ishin dëmtuar tmerrësisht shumë dhe ka qenë e vështirë për të identifikuar gjininë e tyre, kanë thënë hetuesit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore.

Në deklaratën e saj të parë, 27- vjeçarja ka thënë se ka qenë e pamundur që të rriste dy fëmijët e saj, pasi nuk kishte para të mjaftueshme.  “Në fillim kam jetuar me burrin, por më pas jam divorcuar dhe e kisha shumë të vështirë për ti rritur fëmijët”, ka thënë ajo kur është pyetur lidhur me arsyet e krimit monstruoz. Por, më vonë e ka tërhequr këtë deklaratë.

Karimova ka një faqe biznesi me 27 mijë ndjekës në Instagram dhe shpenzonte para për të bërë pushime.
Nëna e saj, Natalia Testenkova ka folur lidhur më vrasjen makabre dhe ka thënë se nuk është e mundur që vajza e saj të kryente këtë veprim. “Ne nuk e besojmë këtë. Ajo është nënë e dashur. Si mund të vriste fëmijët e saj? Ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por ne nuk besojmë se këta janë fëmijët e saj që u gjetën të djegur”.

Dy javë para se të kryente vrasjen, Karimova në një kartolinë të publikuar për ditëlindjen e vajzës së saj, ka shkruar: “Ti je shpirti im, je arsyeja për të cilën jetoj, ti je kopja ime”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME XIXA DHE NGJYRA/ Këto janë 5 trendet e make up-it që duhet ti provoni me patjetër (FOTO)
Previous article ANALIZA/Amerika është trokë, ndaj s’mund të jetë më xhandari i botës

F.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT