• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Nëna që humbi 5 fëmijë kërkon djalin që mbeti në BURG pas PROTESTËS: Na ka ardhur shpirti në fyt… (VIDEO)
Home
Sociale

Nëna që humbi 5 fëmijë kërkon djalin që mbeti në BURG pas PROTESTËS: Na ka ardhur shpirti në fyt… (VIDEO)

29 April, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Njëri nga katër kuksianët e mbetur në burg pse protestuan për taksën e rrugës së Kombit, është edhe Vasil Laçi.

ABC Neës ishte në shtëpinë e tij, atje ku takoi nënën e tij, e cila thotë se do të nxjerrë të birin nga burg duke protestuar në çdo derë të shtetit.

Numëron ditët dhe pret të shohë të birin jashtë hekurave. Është nëna e 17 fëmijëve, nëntë djem dhe tetë vajza. Pesë fëmijë i ka humbur në mosha të ndryshme, dy nga ata tragjikisht.

Kurse njërin djalë, Vasilin e ka në burg sepse protestoi kundër taksës së Rrugës së Kombit.

Nexhmija bashkë me familjen nga fshati Bardhoc u vendos në periferi të Kukësit për një jetë më të mirë. Shtëpitë e nisura prej 10 viteve nuk kanë përfunduar së ndërtuari akoma.

Njëra prej tyre është e  Vasil Laçit,  protestuesit që mbeti në burg edhe nga gjykata e Apelit të Shkodrës.

“Asnjë gjë më të madhe nuk ka ba Vasili, si gjithë të tjerët, se policia bëri provokimin, siç reagova unë ndaj policisë i pari që kam hy në kordon dhe më ka lëshu sprajt. Akoma nuk jam në terezi me sytë e mi”.

Dhimbja e saj për të birin është e nëjktë me atë që ka përjetuar kur humbi të 5 fëmijët e saj.

“Ata do t’i lirojnë, nëse do i gjejë më zi se i ka gjet, me nuse, e cull do dal te gjykata, te turizmi i ri do dal, na erdh shpirti në fyt”.

Urimi është vëllai i Vasilit.  Çdo ditë bën rrugën e Tiranës për t’u takuar me avokatë,  gjykatës e prokurorë. Edhe vetë ai ishte në protestë.

“Atë ditë kam qenë unë i pari që kam dalë në protestë. Për të drejtat e mia, të qytetarëve të Kukësit”.

Në Kukës pritet të përgatitet tubimi i radhës para seancës gjyqësore të Gjykatës së Lartë rreth datës 4 maj./Abcneës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Darkë me Patriarkun e Moskës/ Meta: Harmonia fetare, thesari i çmuar i trashëgimisë sonë
Previous article PUTHI NXËNËSEN 11 VJEÇARE NË SHKOLLË/ Ja kërkesa e MËSUESIT në Drejtori pak para se të dilte skandali

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT