Opinioni publik u trondit sot pasi Aleks Marku në Durrës mori peng dy fëmijët e tij të mitur 6 dhe 11 vjeç.
Në lidhje me ngjarjen, gazetarja Vali Qyrfyçi ka dhënë detaje, teksa ka raportuar në emisionin “Breaking” në Top Neës. Ajo tha se tashmë fëmijët ndodhen nën kujdesin e psikologëve, teksa janë të traumatizuar pasi babai ka qëlluar me kallashnikov në praninë e tyre. Ajo tha se nuk është ende e qartë si arriti t’i rrëmbente, por dihet se nëna e tyre ishte jashtë vendit.
“Thuhet se nëna është larguar jashtë vendit dhe ai ka marrë fëmijët. Sipas tij, është detyruar që t’i mbrojë sepse mendonte se dikush do e sulmonte që t’ia merrte. Por në fakt ka qenë ai që i ka terrorizuar.
Fëmijët tani ndodhen në komisariat, nën kujdesin e psikologut dhe familjarëve të tjerë pasi janë të traumatizuar. Ata kanë parë babin duke qëlluar me armë, madje sipas fqinjëve, teksa ai qëllonte, një nga fëmijët ka qenë pranë tij.”- tha gazetarja.


