• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NËN VËMËNDJEN TIME…”/ Biden siguron Izraelin se Irani nuk do të ketë armë bërthamore
Home
Nderkombetare

“NËN VËMËNDJEN TIME…”/ Biden siguron Izraelin se Irani nuk do të ketë armë bërthamore

29 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan, Joe Biden, siguroi Izraelin se Irani nuk do të arrijë kurrë të posedojë armë bërthamore.

Biden bisedoi më 28 qershor më presidentin izraelit në largim, Reuven Rivlin, në Shtëpinë e Bardhë.

“Ajo që mund të ju them juve është që nën vëmendjen time Irani asnjëherë nuk do të arrijë të ketë armë bërthamore”, tha Biden.

Presidenti Rivlin do të lërë postin pas shtatë vjetësh në detyrë.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë u zhvillua pasi Naftali Bennett në fillim të këtij muaji u bë kryeministri i ri i Izraelit, duke zëvendësuar Benjamin Netanyahun.

Biden tha se shpreson që do ta takohë kryeministrin e ri “shumë shpejt”.

Presidenti Rivlin u tha gazetarëve se ai ishte “shumë i kënaqur” sa i takon komenteve të presidentit Biden për Iranin.

Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar bisedime indirekte në Vjenë të Austrisë në përpjekje për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore, e cila kishte kufizuar aktivitetet bërthamore të Teheranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja më 2018. Vendimi ishte mbështetur nga Netanyahu.

Teherani reagoi ndaj rivendosjes së sanksioneve amerikane duke zvogëluar gradualisht angazhimet e tij bërthamore sipas marrëveshjes.

Takimi me Rivlin vjen një ditë pasi Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, mbajti takimin e tij të parë me ministrin e ri të Jashtëm të Izraelit Yair Lapid në Romë.

Lapid, një politikan i qendrës së bashku me Bennett dhe gjashtë aleatë të tjerë politikë ndërtuan një qeveri të brishtë koalicioni qeverisës.

Ai tha se Izraeli kishte disa “rezerva serioze” në lidhje me marrëveshjen e Iranit që po diskutohet në Vjenë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTOI TË KULTIVONTE KANABIS/ Arrestohet në Mirditë 47-vjeçari
Previous article TEMPERATURAT E LARTA/ Mjeku Kalo: Fëmijët nën 5 vjeç dhe të rriturit mbi 65-vjeç më të rrezikuarit! Bëni kujdes me...

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT