• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NËN ETHET E SHKARKIMIT/ Meta: Sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot nga dekreti për anulimin e 30 qershorit
Home
Politikë

NËN ETHET E SHKARKIMIT/ Meta: Sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot nga dekreti për anulimin e 30 qershorit

10 July, 2019 Lubjana.autor Breaking News, Politikë

Presidenti Ilir Meta ka takuar gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Sarajevës presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovksi. Teksa shpreh kënaqësinë e tij për këtë takim, Meta përcjell edhe një mesazh për palët politike në Shqipëri.

Meta thotë se sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot nga dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të forcuar besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Kënaqësi e veçantë të takoja Presidentin e Maqedonisë së Veriut, z.Stevo Pendarovski. Të dy vendet tona duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor. Duhet të përfitojmë nga ky momentum mjaft pozitiv që ka krijuar Marrëveshja e Prespës, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithëpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme. Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë”, shkruan Meta.

Kreu i shtetit ndodhet në Sarajevë që nga pasditja e së hënës ku po merr pjesë në Samitin e Sarajevës, i cili më herët u bojkotua nga diplomacia shqiptare në shenjë respekti ndaj shtetit të Kosovës.

Meta njoftoi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit në datën 8 qershor, teksa opozita zhvillonte një protestë përpara kryeministrisë. Në argumenetet e sjella dy ditë më vonë, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp Meta deklaroi se ky vendim erdhi për të shmangur përplasjet mes dy palëve politike të cilat sipas tij ishin në provokim të vazhdueshëm ndaj njëra-tjetrës. Megjithatë, anulimi i dekretit për 30 qershorin nuk e pengoi zhvillimin e procesit zgjedhor, në fund të të cilit mazhoranca mori drejtimin e 61 bashkive të vendit.

3 ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit presidenti Meta shpalli 13 tetorin si datë për zgjedhjet lokale, datë e cila tashmë duket se ka përçarë edhe opozitën e bashkuar, pasi nga njëra anë kryedemokrati Basha e kushtëzon pjesëmarrjen në zgjedhje me largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa LSI nga ana tjetër shprehet se do të zbatojë dekretin e shpallur nga presidenti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK JAM E VARFËR"/ Kryemadhi: Pasurinë e kam nga babai brigadier, ishte kokëderr (VIDEO)
Previous article LAJTHITJA E PRESIDENTIT/ Ilir Meta takon edhe qentë rrugëve tani (VIDEO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në… Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në…

GJYQI NDAJ VELIAJT/ GJKKO: T’i jepen 24 fashikujt që i mungojnë! Kryebashkiaku nuk shkon: Mbajtja në kafaz antikushtetuese Aktualitet

GJYQI NDAJ VELIAJT/ GJKKO: T’i jepen 24 fashikujt që i mungojnë! Kryebashkiaku nuk shkon: Mbajtja në kafaz antikushtetuese

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT