• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NËN AKUZË PËR RRYSHFETIN 2 MIJË EURO/ GJKKO jep vendimi për punonjësin e policisë (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

NËN AKUZË PËR RRYSHFETIN 2 MIJË EURO/ GJKKO jep vendimi për punonjësin e policisë (EMRI)

5 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka shpallur vendimin lidhur me çështjen penale në ngarkim të të pandehurve Levzat Veselaj dhe Enver Rada.

Punonjësi i policisë, Levzat Veselaj, akuzohet se ka marrë 2 mije euro nga një shtetas në mënyrë që ta lejonte atë të ndërtonte pa leje. Në hetim për këtë aferë janë edhe efektivë të tjerë të komisariatit numër 6 në Tiranë.

GJKKO e ka shpallur atë fajtor për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.

Njoftimi i plotë:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 01.07.2022, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është shpallur vendimi lidhur me çështjen penale në ngarkim të të pandehurve L.V. dhe E.R., ku trupi gjykues i përbërë nga gjyqtare Atalanta Zeqiraj, vendosi:
1. Deklarim fajtor të të pandehurit L.V. për kryerjn e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.
2. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale ulet 1/3 e dënimit me burgim për të pandehurin L.V. duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet burgim.
3. Vuajtja e dënimit për të pandehurin L.V. fillon nga dita e ndalimit dhe do kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
4. Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal të pandehurit L.V. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë kohe prej 5 (pesë) vjetësh.
5. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.R. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
6. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale ulet 1/3 e dënimit me burgim për të pandehurin E.R. duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
7. Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, pezullohet ekzekutimi i dënimit me burgim për të pandehurin E.R., duke e vënë në provë të pandehurin për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) muaj, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHIFRAT DRAMATIKE/ Shqiptarët trafikohen me shumicë nga familjarët ose të afërm të tyre, strategjia që përdorin...
Previous article SI NË FILMA/ U martua në spital pasi mjekët i thanë se ishte në fund të jetës, disa orë më vonë një transplant zemre e shpëton

s.autor

Postime të ngjashme

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

MOTI I KEQ "GODET" QARKUN E KUKËSIT/ Rrëshqitje dherash në Tropojë, bllokohen segmente rrugore Aktualitet

MOTI I KEQ "GODET" QARKUN E KUKËSIT/ Rrëshqitje dherash në Tropojë, bllokohen segmente rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT