• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Schütz shpreh keqardhje: Gjermania ishte angazhuar për „Po“, e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëdimor është në BE
Home
Politikë

NEGOCIATAT/ Schütz shpreh keqardhje: Gjermania ishte angazhuar për „Po“, e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëdimor është në BE

25 October, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Në datat 23 dhe 24 tetor e ngarkuara Federale për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s në Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme, Ambasadorja Susanne Schütz, mori pjesë në Konferencën e OSBE-së për Mesdheun.

Krahas kësaj në Ministrinë e Jashtme u zhvilluan konsultimet e përvitshme qeveritare mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Ambasadorja Schütz u takua dhe bisedoi gjithashtu me përfaqësues të qeverisë dhe opozitës.

Përsa i përket negociatave ajo u shpreh se Gjermania ishte angazhuar për një „Po“, dhe se premtimi i Selanikut mbetet – e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëdimor është në BE.

“Si vend mikpritës dhe shtet i kryesimit së Konferencës së OSBE-së për Mesdheun Shqipëria tregoi që merr përsipër përgjegjësi për arkitekturën rajonale të sigurisë dhe që së bashku me ne ndjek objektivin e konsolidimit të multilateralizmit. Në si Qeveri Federale e përshëndesim shprehimisht këtë dhe do të vijojmë të mbështesim Shqipërinë edhe më tej në kontekstin e  e kryesimit prej saj të OSBE-së për vitin 2020.

Bashkëbiseduesit shqiptarë në takimet e sotme më shprehën zhgënjimin dhe mungesën e mirëkuptimit për faktin, që para një jave në Bruksel nuk u mbërrit dot tek një „PO“ për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në. Edhe  unë jam e keqardhur lidhur me rezultatin e konsultimeve në Bruksel. Gjermania ishte angazhuar për një „Po“. Sido që të jetë, premtimi i Selanikut mbetet – e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëdimor është në BE!

Ne do të bëjmë gjithçka, që të vazhdojmë të mbajmë në krye të agjendës së BE-së interesin legjitim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hedhur hapat e radhës në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe të angazhohemi për një nisje të shpejtë të bisedimeve të anëtarësimit.

Por për këtë do të kemi sërish nevojë për argumente të mira. Ndaj është me rëndësi të jashtëzkonshme që Shqipëria të vijojë më tej përpjekjet reformuese të viteve të fundit, veçanërisht ato në sektorin e drejtësisë, sikurse dhe të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për këtë qëllim duhet që të gjitha forcat politike – dhe këtu përfshihet edhe opozita joparlamentare – të tërheqin litarin në një drejtim e të marrin përgjegjësi. Të gjitha reformat e nisura janë para së gjithash në dobi të popullsisë shqiptare. Një administratë publike profesionale dhe transparente, një system i pavarur drejtësie, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një kod zgjedhor i reformuar, reformat transparente në fushën e të drejtës mbi pronën në mbrojtje të të drejtave themelore – të gjithë këta objektiva  janë në interes të vetë Shqipërisë. Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë edhe në të ardhmen.”- tha Susanne Schütz.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DITA BOTËRORE E MAKARONAVE"/ Kur fjalët nuk janë të mjaftueshme hyjnë në lojë...
Previous article RRËFEHET PËR JETËN PRIVATE/ Oriana: Nuk e njihja kush ishte Dybala, pyeta babin dhe ai...

F.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT