Marrëveshja e Britanisë me Bashkimin Evropian për të kaluar në fazën e ardhshme të negociatave për Brexit ka dështuar sërish, shkruan BBC.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministrja britanike Theresa May e cila ka thënë që është arritur progres, megjithatë ka dallime në disa çështje.
Ajo ka shtuar që bisedimet do të fillojnë në fund të javës dhe beson që do të rezultojnë pozitive. Qëllimi i May është që të finalizohet marrëveshja para samitit, brenda dhjetë ditëve.
Kjo vizitë e zonjës May përkon me afatin e vendosur nga Tusk që ajo të vijë me një ofertë më të mirë mbi kushtet për tërheqjen e Britanisë nga Bashkimi Europian. Negociatat aktualisht janë përqëndruar në çështje si kufiri i Britanisë me Irlandën apo fatura e divorcit që Londra do të paguajë për të përfunduar shkëputjen.
Bashkimi Europian nuk pranon të hapë bisedimet për marrëdhënien e ardhshme tregtare mes palëve, derisa Britania të ketë arritur progres të mjaftueshëm lidhur me çështjet e sipër-përmendura. Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar votoi për shkëputjen nga blloku një vit më parë dhe parashikohet të largohet në marsin e 2019.