• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT PËR ANËTARËSIM/ Mogherini: Dyert e BE-së për Maqedoninë janë të hapura
Home
Rajon

NEGOCIATAT PËR ANËTARËSIM/ Mogherini: Dyert e BE-së për Maqedoninë janë të hapura

13 July, 2018 g.autor Rajon

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit për stabilizim dhe asocim në Bruksel ku kanë marrë pjesë zyrtarë të BE-së, Johannes Hahn dhe Frederica Mogherini, dhe të Maqedonisë, Bujar Osmani dhe Nikolla Dimitrov, për të vlerësuar ecurinë evropiane të Maqedonisë.

Frederica Mogherini pas mbledhjes ka thënë se BE dhe KE janë të lumtur për ecurinë pozitive të Maqedonisë. “Jemi krenarë për marrëveshjen me Greqinë dhe për ecurinë e reformave deri këtu. Shteti juaj ka përmbushur një ndër qëllimet kryesore” tha Mogherini duke përmendur edhe marrëveshjen me Bullgarinë më herët për fqinjësi të mirë.

“Ishte takim i rëndësishëm dhe i suksesshëm. Desha të ju uroj për hapjen e bisedimeve me NATO-n gjatë ditës së djeshme. Për fat të keq, diskutimet me ne do të zgjasin por ju ecni në rrugë të mirë dhe të sigurtë. Stabiliteti i Maqedonisë do të thotë stabilitet për rajonin. Nuk ka dyshime për ecurinë tuaj në hapat e ardhshëm” tha Johannes Hahn.

Hahn i’a përkujtoi Maqedonisë edhe sfidat duke mos dashur që të dorëhiqen rreth qëllimit kryesor, integrimin në BE. Ai përmendi edhe procesin e skriningut në Maqedoni që do të fillojë më 17 korrik (e mërkurë) kur do vijë ai në Maqedoni.

“Faleminderit për njohjen e suksesit tonë dhe për fjalët e mira. Ne premtuam se do ta kthejmë Maqedoninë në rrugë të drejtë. Nuk mund të mos e përmend ftesën e NATO-s, një arritje madhore për të gjithë, juve dhe neve si shtet. Neve na hapet rruga për euro-integrimet” tha Nikolla Dimitrov, Ministër për Punë të jashtme në Maqedoni.

Dimitrov përmendi përforcimin e ligjeve, demokracisë, përmirësimin e punës së mediave dhe përmirësimet tjera në shtet.

“Ne si rajon kemi probleme që duhet të përballemi, edhe pse kemi humbur shumë kohë” vazhdoi Dimitrov.

“Mbledhja e sotme ishte ngjarje historike për shtetin tonë. Dje morëm ftesë nga NATO për anëtarësim ndërsa para dy javësh ne morëm ftesë nga BE dhe KE, që e bën vendin tonë të shpresojë për më mirë. Prej para një viti ne diskutonim për humbjen e shpresës për euro-integrime në mesin e qytetarëve. Qëllimi jonë u përmbush: Maqedonia i kthehet rrugës së shpresës” tha Bujar Osmani i cili foli edhe shqip në hapje të fjalës së tij.

Hahn, Mogherini, Osmani dhe Dimitrov thanë se janë të gatshëm për bashkëpunim për procesin e skriningut në Maqedoni që fillon nga 17 korriku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në SHERRIN mes repereve shqiptare Taynës dhe Rinës, ndërhyn dhe Genta e BB (FOTO)
Previous article VIZITA HISTORIKE E PRESIDENTIT AMERIKAN/ Trump-May: Marrëdhënia me Britaninë e "domosdoshme"

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT