• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ PE miraton kërkesën e deputetëve europianë, Shqipëria kushtëzohet me 15 pika
Home
Politikë

NEGOCIATAT/ PE miraton kërkesën e deputetëve europianë, Shqipëria kushtëzohet me 15 pika

19 June, 2020 s.autor Breaking News, Politikë

Parlamenti Europian ka votuar në favor të vendosjes së 15 kushteve para hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Kjo është konfirmuar pas anonçimit të rezultatit të votimit lidhur me amendamentet e rezolutës së eurodeputetit Tonino Picula, mbi integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nga zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Fabio Massimo Castaldo.

Amendamenti 42 i prezantuar nga eurodeputetja Kinga Gal e Partisë Popullore Europiane, ka të bëjë me kushtëzimin për procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në këtë amendament thuhet :

“ Rekomandimi i Parlamentit Europian për Këshillin e ministrave, Komisionin Europian dhe zëvendëspresidentit të tij nënvizon 15 kushtet e vendosura nga Këshilli i ministrave, që Shqipëria duhet të përmbushë para zhvillimit të konferencës së parë ndërqeveritare me shtetet anëtare të Bashkimit Europian”.

Ky amendament u votua me 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime.

Në rezolutën e Parlamentit Europian, kushtet nuk janë të specifikuara duke qenë se ato janë bërë publike nga vendimi i Këshillit të ministrave i Bashkimit Europian të 24 marsit, të aprovuar dhe nga liderët europianë.

Parlamenti Europian bashkohet kështu tërësisht me 27 shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Ky është një akt i rrallë dhe i fortë politik për këtë institucion, që përgjithësisht i kundërvihet shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Po në këtë rezolutë theksohet, se dështimi i Këshillit Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në qershor të vitit 2018, qershor të 2019 dhe tetor të 2019 ka patur një efekt të dëmshëm për zgjerimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRNDANIN KOKAINË NË DURRËS/ Përfundojnë në pranga babë e bir
Previous article "PSE U KTHEVE VONË?" Babai qëllon për vdekje vajzën me shufër hekuri në Iran (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës Aktualitet

"12 TË LËNDUAR, 7 NË GJENDJE TË RËNDË"/ Spitali i Traumës informacion zyrtar për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë–Durrës

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë Aktualitet

DYSHOHET SE SHOFERI PËSOI ATAK KARDIAK/ Dalin të tjera detaje nga aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë

AKSIDENT TRAGJIK ME 2 VIKTIMA NË AKSIN RRUGOR DURRËS-TIRANË/ Autobusi përmbyset në mes të rrugës! 7 të plagosur të Truama Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK ME 2 VIKTIMA NË AKSIN RRUGOR DURRËS-TIRANË/ Autobusi përmbyset në mes të rrugës! 7 të plagosur të Truama

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT