• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Norvegjia zyrtarizon qëndrimin për Shqipërinë: Pro hapjes dhe anëtarësimit në BE
Home
Politikë

NEGOCIATAT/ Norvegjia zyrtarizon qëndrimin për Shqipërinë: Pro hapjes dhe anëtarësimit në BE

5 August, 2019 k.autor Politikë

Norvegjia ka zyrtarizuar qëndrimin për Shqipërinë duke u rreshtuar mes vendeve që janë pro çeljes së negociatave dhe anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Në një takim me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ambasadori i Norvegjisë Per Strand Sjaastad ka vlerësuar ecurinë e Reformës në Drejtësi, duke e konsideruar si një hap përpara për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Shembull suksesi të kooperimit të dy shteteve” është projekti për ndërmjetësimin. Për sa i përket këtij projekti dhe zhvillimit e projekteve të mëtejshme ju këshillojmë që ndërmjet ministrisë dhe ekspertëve, të rritet dhe të lehtësohet komunikimi midis palëve, të përshpejtohet zhvillimi dhe miratimi i akteve nënligjore të cilat lehtësojnë zhvillimin dhe implementimin e projekteve, të forcohet sistemi referues për dhënien e alternativave të ndryshme ndaj publikut dhe të rritet niveli dhe bashkëpunimi i grupit të ekspertëve”.

Ata kanë nënshkruar edhe një ‘memorandumin e mirëkuptimit’ i cili synon lehtësimin e bashkëpunimit, mbështetjes dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis Ministrisë shqiptare të Drejtësisë si përfituese, Qendrës së Berlinit për Ndërmjetësimin Integrues si aktori kryesor zbatues dhe Ministrisë norvegjeze të Punëve të Jashtme si financuese. Fokusi i veçantë i Projektit është mbështetja e sistemit të ndërmjetësimit në Shqipëri, kryesisht e Ministrisë së Drejtësisë me qëllim forcimin e shtetit ligjor dhe aksesit në drejtësi për qytetarët.

Projekti pritet të ofrojë një sërë ndërhyrjesh të synuara për sigurimin e ekspertizës për MD-në, me qëllim lehtësimin e zbatimit të Ligjit të sapo ndryshuar për Ndërmjetësimin dhe rritjen e kapaciteteve të sistemit të ndërmjetësimit për ofrimin e shërbimit cilësor për qytetarët. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjonaj vlerësoi takimin duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e Norvegjisë.

“Kënaqësi të ritakohesha me ambasadorin e Norvegjisë për Shqipërinë dhe Kosovën Per Strand Sjaastad, në përfundim të misionit të tij në Shqipëri. Gjatë takimit, Ambasadori shprehu vlerësime për rolin e Qeverisë Shqiptare dhe Ministrisë së Drejtësisë në zbatimin e reformës në drejtësi si edhe reformave të tjera, siç është ajo e përmirësimit të sistemit të ndërmjetësimit, me qëllim rritjen e alternativave për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis palëve. I shpreha mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin në projektin e ri dy vjeçar me vlere rreth 600000 euro, që u konkretizua me nenshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit në fushën e ndërmjetësimit, e cila konsiston në mbështetje me asistencë teknike dhe financiare. Fill pas një diskutimi të frytshëm mbi disa nga objektivat dhe sfidat kyçe të MD, nënshkruam “Memorandumin e Mirëkuptimit” me qëllim bashkimin e përpjekjeve tona për zbatimin e projektit “Forcimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri” i cili do të rrisë aksesin e qytetarëve në drejtësi. Gjithashtu, përmes kësaj iniciative synohet të jepen njohuri të mjaftueshme në mënyrë që ligji i ri për ndërmjetësim të jetë i zbatueshëm dhe i kuptueshëm nga aktorët kyç, për të nxitur më tej bashkëpunimin. Ndërkohë, qëndrimi pro hapjes së negociatave për Shqipërinë me Bashkimin Evropian, ftesat për bashkëpunim, gatishmëria për të investuar, janë të tjera sinjale pozitive të takimit që intensifikojnë më tej marrëdhëniet tona me Norvegjinë”,shprehet Gjonaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇIFITI MOTËR DHE VËLLA/ Prindërit i MARTOJNË me njëri-tjetrin, ja arsyeja (FOTO)
Previous article TEST PSIKOLOGJIK/ Gjëja e parë që shihni në foto tregon se çfarë ju shqetëson në këto momente

k.autor

Postime të ngjashme

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet... Politikë

"FLAMINGOT MES PAQES..."/ Rama reagon sërish për protestuesit: Budallallëku që e ka mbajtur Shqipërinë peng 100 vjet...

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT