Vendet e Bashkimit Europian i kanë dhënë dritën jeshile hapjes së bisedimeve për çeljen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë në Qershor të 2019.
Ditën e djeshme lajmin për shtyrjen e negociatave mes BE-së, Shqipërisë dhe Maqedonisë e bëri të ditur vetë eurokomisioneri Johannes Hahn.
Çfarë shkruajne mediat e huaja per negociatat:
Politico.EU: Pas një sesioni maratonë të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme, vendet europiane ranë dakord për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonin, thanë diplomatë të ndryshëm, shkruan POLITICO.EU.
Rezultati i diskutimeve ishte një tekst kompromisi ku Këshilli ra dakord ‘’ta caktojë hapjen e negociatave në qershor 2019’’.
Sidoqoftë, dy vendet duhet të bëjnë progres në reforma, sidomos ato që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e sistemit gjyqësor.
‘’Hapja e negociatave do të përfaqësojë një sinjal të qartë se unioni është i gatshëm të përtërijë zgjerimin e tij me gjashtë vendet e Ballkanit Perënidmor’’, thekson POLITICO.EU.
‘’Gjuha e deklaratës së djeshme lejon qeveritë proeuropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë t’u thonë qytetarëve të
tyre se dera për një anëtarësim përfundimtar është e hapur’’, thekson ai.
Presidenca Bullgare e KE:
“Bashkimi Europian do të nisë bisedimet lidhur me negociatat mes BE-së, Shqipërisë dhe Maqedonisë mbi bazën e ecurisë së tyre lidhur me reformat në qershor të 2019”, – kështu shkruhet në mediat europiane të cilat raportojnë lidhur me hapjen e negociatave të të dy vendeve.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga Presidenca e Bullgarisë e cila është aktualisht udhëheqëse e Presidencës së Këshillit Europian.
Në postimin e insitucionit të Presidencës në rrjetin social ‘Twitter’ thuhet:
“Maqedonia ka bërë progres në reformat prioritare të kërkuara, gjithashtu në luftën kundër korrupsionit, si dhe po vijon t’i zbatojë ato.
Shqipëria ka arritur progres në reformën e drejtësisë, luftën e krimit të organizuar, dhe luftën kundër korrupsionit”.
Washington Post:
Vendet anëtare të Bashkimit Europian pranuan sot që të fillojnë bisedimet për anëtarës me Shqipërinë dhe Maqedoninë për një vit nëse përpjekjet për reformim në dy kombet do të vazhdojnë të përparojnë, shkruan “Washington Post”.
Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva, vendi që aktualisht mban presidencën e BE-së, deklaroi sot se “ishte një ditë e rëndësishme për të dyja kombet dhe për krejt Ballkanin Perëndimor”.
European Western Balkans:
Pas një debati të gjatë, Këshilli i Bashkimit Europian arriti në unanimitet për përparimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në axhendën e integrimit europian, shkruan europeanwesternbalkans.com.
”Këshilli i Bashkimit Europian arriti në përfundimin se Tirana dhe Shkupi do të jenë në gjendje të hapin bisedimet e anëtarësimit në qershor të vitit 2019”, thekson europeanwesternbalkans.com.
”Kjo do të ndodhë nëse këto dy vende do të plotësojnë kushtet e vendosura”, shton europeanwesternbalkans.com.
ANSA, (Agjencia italiane e lajmeve)
Ndërkohë, agjencia italiane e lajmeve, ANSA shkruan se negociatat e anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë do të fillojnë qershorin e ardhshëm.
”Kjo marrëveshje kompromisi e njoftuar nga presidenca bullgare e radhës e BE-së bëhet për t’i dhënë Tiranës dhe Shkupit një perspektivë të qartë europiane”, thekson ANSA.
”Ky rezultat erdhi pas dy ditë diskutimesh të gjata mes ministrave të BE-së, të cilët më në fund arritën të binin dakord”, shton agjencia italiane e lajmeve ANSA.
DPA, (Agjencia gjermane e lajmeve):
Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, shkruan se Bashkimi Europian hapi dritën jeshile për bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë.
”Shqipëria dhe Maqedonia kanë bërë mjaftueshëm progres për të kërkuar fillimin e bisedimeve”, thekson DPA.
REL:
Vendet e Bashkimit Europian i kanë dhënë dritën jeshile hapjes së bisedimeve për çeljen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë vitin tjetër.
Mbledhja e shteteve të BE-së në Luksemburg ditën e sotme mblodhi të gjithë ministrat e jashtëm për të diskutuar si rend dite hapjen e negociatave mes BE-së, Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Por disa prej shteteve kanë kërkuar që të ketë një rezultat më të qartë dhe të plotë lidhur me reformat e ndërmarra në të dyja shtetet. Prandaj dhe performance e dy vendeve mund të jetë premtuese për t’u dhënë statusin e shtetit-negociator nga fundi i vitit që vjen.
Ky vendim i mbledhjes në Luksemburg erdhi pas tre shteteve që i dolën hapur kundër hapjes së negociatave mës dy vendeve dhe BE-së (Franca, Holanda dhe Danimarka).
28 vende të tjera ishin pro hapjes së negociatave, por gjithashtu edhe Ministri i Punëve të Jashtme gjerman Blok dhe ai austriak Gernot Blumel janë shprehur se BE duhet të jetë më e qartë me pozicionin e saj tek Ballkani juglindor.
/AlpeNews.al


