• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Ministrja e Maqedonisë së Veriut: Nëse notojmë në të njëjtin det do të jetë më e lehtë për t’ia dalë
Home
Politikë

NEGOCIATAT/ Ministrja e Maqedonisë së Veriut: Nëse notojmë në të njëjtin det do të jetë më e lehtë për t’ia dalë

4 October, 2019 F.autor Politikë

Ministrja e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut Renata Deskoska, ka folur në “Ministralin e Drejtësisë” në Tiranë ku është ndalur te bashkëpunimi që ka pasur me homologen shqiptare Etilda Gjonaj lidhur me procesin “Screening”, fazë kjo e rëndësishme për integrimin në Bashkimin Europian.

Duke vlerësuar punën e bërë në këtë drejtim nga Ministria e Drejtësisë, ajo shprehu pritshmëritë e vendit të saj që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë së bashku rrugëtimin drejt BE, duke theksuar se “kur notojmë bashkë në të njëjtin det me të njëjtat vështirësi, do të jetë më e lehtë për secilin prej vendeve t’ia dalë”.

Ajo shtoi se: “Me Etildën jemi takuar për herë të parë në Bruksel për procesin Screening dhe shpresoj shumë që edhe procesin e negocimit ta bëjmë gjithashtu së bashku për të ecur paralelisht. Ashtu siç edhe u përmend, edhe sot vendet tona kanë një pëlqim me përqindje shumë të lartë ndaj BE-së. Në rast të një vendimi negativ nga vendet e BE-së do të ndikoje në uljen e pëlqimit”, tha ministrja Deskoska duke vendosur theksin te pritshmëritë e saj që përpjekjet e të dyja vendeve të shpërblehen.

“E kundërta do të dekurajonte besimin e qytetarëve në vendet tona, të cilët shohin në horizont me shumë pritshmëri dhe shpresë të ardhmen evropiane të vendeve të tyre. Shpresoj që të kemi vullnet politik prej të gjithë liderëve të vendeve të rajonit në mënyrë që të bëjmë realitet parimet dhe vizionin e baballarëve vizionarë të Bashkimit Evropian për një kontinent popujsh të bashkuar.”

Në fjalën e saj ajo përmendi edhe sfidat e përbashkëta mes dy vendeve:

“Të njëjtat sfida si të Shqipërisë, ka edhe Maqedonia e Veriut, por rekomandimet janë të ndryshme për ne. Edhe neve kemi pasur një diskutim për të vazhduar me procesin e vettingut të gjyqësorit, por nga rekomandimet që na janë bërë, kemi vlerësuar se ky proces nuk rekomandohet për Maqedoninë e Veriut. Ndaj, ne kemi miratuar një strategji për gjyqësorin e cila është miratuar edhe nga Bashkimi Europian dhe është sipas standardeve të BE-së”, -tha ndër të tjera ministrja e vendit fqinj.

Më herët, në fjalën e saj të dytë, ministrja Gjonaj, u shpreh para homologëve të saj se Ballkani Perëndimor do të jetë një shembull pozitiv i bashkëpunimit rajonal në nxitjen dhe ndërmarrjen e reformave kyçe shtetformuese për qytetarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSKLUZIVE/ Dalin PAMJET nga prapaskena e "Shiko Kush Luan". Luana...
Previous article E RËNDË NË TIRANË/ Gruaja tenton të varë veten në pemë, ndërhyrja në kohë e policisë i shpëton jetën

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT