Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një intervistë për DW thotë se publikimi në Bild i përgjimeve nuk prish imazhin e Shqipërisë.
Sandër Lleshaj: Unë nuk besoj që një publikim i tillë prish imazhin e Shqipërisë. Shqipëria është shumë më e madhe sesa një rast i shkëputur i një publikimi të një përgjimi të caktuar. Çështja ka nevojë të merret me qetësi sepse është një çështje që është në hetim.


