• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT ME SEBINË/ Thaçi: “Jam i kënaqur me ekipin negociator të emëruar nga Qeveria”
Home
Rajon

NEGOCIATAT ME SEBINË/ Thaçi: “Jam i kënaqur me ekipin negociator të emëruar nga Qeveria”

10 September, 2018 k.autor Rajon

Presidenti Thaçi është shumë i kënaqur me ekipin negociator të emëruar nga Qeveria, që në krye ka Fatmir Limajn. Raportet mes Thaçit e Limajt tashmë janë relaksuar dhe Presidenti sot tha se ka besim në përvojën politike të ish-bashkëpunëtorit të tij, që për disa vite ishin kthyer ne armiq politikë.

Presidenti Hashim Thaçi gjatë një konference për media ka thënë se ka besim te ekipi që e ka formuar Qeveria për t’iu bashkëngjitur atij ne negociatat me Serbinë, të cilat deri tash i realizonte i vetëm.

“Kam besim që z. Limaj dhe te pjesa tjetër e ekipit se do t’i japin dinamikë të re me përvojën e tyre”, ka thënë Thaci, transmeton Gazeta Express.

Thaçi ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve serbë, përfshirë edhe Presidentin Aleksander Vuciq, se nuk pranojnë të bisedojnë me Limajn në Bruksel.

“Nuk e bën seleksionimin Beogradi, por institucionet e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, pasi u propozua që të jetë kryenegociator, Limaj në Pressing të Televizionit 7, tha se ekipi u krijua për të mos e lënë krejt dialogun me Serbinë, në duar të Presidentit Thaçi.

Gjithashtu, Limaj tha se ai është prej njerëzve që më së shumti ka arsye të mos i bashkohet Thaçit, por se këtë po e bën që marrëveshja me Serbinë të mos bëhet vetëm nga një njëri.

E, Limaj, gjatë një interviste në vitin 2016, kur raportet me ish-bashkëpunëtorin e tij i kishte të acaruara, pati thënë se Thaci i përulet atij që ia ka nevojën, ndërsa e hedh kur nuk i duhet.

“Hashim Thaçi është pa parime politike. Në politikë ai ka vetëm interesa, si intereson as majtas as djathtas. Nuk ka principe programore. Nëse ta ka nevojën të përkulet, nëse nuk i duhesh të shkatërron”, pati thënë Limaj në një deklaratë publike në nëntor të 2016’ës.

Tash kur Thaçi e lartëson Limajn dhe përvojën e tij politike, duket se Limaj po i duhet, marrë parasysh se Presidenti po refuzohej masivisht nga spektri politik në vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇËSHTJA E KUFIJVE/ Thaçi: Nuk mund të vizitoj Luginën, jam i dënuar nga Serbia
Previous article MERKATOJA E VERËS/ Studimi zbulon blerjet E GODITURA dhe ato të GABUARA

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT