• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT ME GRUPIN E ALIBEAJT/ Berisha: Po bisedon Paloka. Të gjithë deputetët mund të kandidojnë për Bashkitë, përveç njërit…
Home
Politikë

NEGOCIATAT ME GRUPIN E ALIBEAJT/ Berisha: Po bisedon Paloka. Të gjithë deputetët mund të kandidojnë për Bashkitë, përveç njërit…

6 October, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha konfirmoi sot negociatat me grupin e Alibeajt për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Deklaratën ai e bëri sot për gazetarët teksa futej në Parlament.

“Kam takuar zotin Ilir Meta dhe Petrit Vasili. Kam takuar edhe kryetarët e partive opozitare, zotin Mediu, Dule, Duka dhe Dashamir Shehi.
Konstatoj që realisht po ecet drejt një kandidati të vetëm. Unë falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit, të gjithë aleatët për qëllimet e tyre pozitive që opozita të paraqitet në këto zgjedhje me një kandidat të vetëm. Ndërkohë gjatë ditëve në vijim, do takoj të gjithë forcat politike që kanë pasur aktivitet elektoral, por që nuk janë në parlament. Edhe me ata do përpiqem të gjej një zgjidhje që të shkohet me një front të përbashkët. Çdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë, dhe të inkurajojë të tjerë të kandidojë”, tha Berisha.

Sipas tij “Ju garantoj se kryesia, përveç rasteve të jashtëzakonshme, nuk do bëjë përzgjedhje eliminuese, por do jenë primaret. Ne kemi premtuar ndryshimin, ne do sjellim ndryshimin. Do jenë primaret që do vendosin, jo kryesia dhe kryetari. Çdo deputet që dëshiron të kandidojë, është i ftuar të kandidojë. Janë bërë takime dhe do bëhen takime. Zoti Paloka po merret intensivisht me këtë. Por jo vetëm ai. Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimit. Kjo ftesa ime publike është rasti i fundit. Ne mirëpresim çdo lloj sugjerimi. …Nuk është kjo një garë që e trajton lidershipi i PD. Kjo është një garë që e përcaktojnë primaret”.

Do flisni edhe me deputetët e tjerë?

Cdo deputet është i ftuar të kandidojë po të dojë dhe të inkurajojë të tjerë që të kandidojnë. Formalisht kryesia do ti shqyrtojë, por u garantoj se kryesia përveç rasteve më të jashtëzakonshme nuk do të bëjë përzgjedhje eleminuese. Do të jenë primaret, ne kemi premtuar ndryshimin dhe do sjellim ndryshimin. Do jenë primaret që do përcaktojnë kandidatin. Cdo deputet që do të kandidojë është i ftuar të kandidojë.

Nuk do bëni asnjë përpjekje tjetër për të afruar Alibeajn?

Janë bërë edhe takime. Zoti Paloka po merret intensivisht me këtë. Janë të hapura të gjitha dyert e komunikimit. Ftesa ime publike është rasti i fundit. Nëse duan përmes një marrëveshje, ne presim çdo sugjerim.

Jeni të vonuar?

Ne duhet të shpejtojmë në garë. Nuk është garë që e drejton lidershipi i PD, është një garë që e përcaktojnë primaret. Partive aleate u kam kërkuar të bëjnë listat dhe të votojnë edhe ata në primare.

Po nëse nuk u bashkohen deputetët e Alibeajt?

Gjersa gjithçka është e hapur nuk shoh arsye që të mos bashkohen në proces. Të gjithë mund të vijnë, përveç njërit. Ai është njëri, është i izoluar.

Basha vijon takimet nga veriu në jug…

Se çfarë thotë Alibeaj është tjetër punë. Nuk është shumë e përshtatshme të bëhet zëdhënës i tij (Bashës).

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E NJOHA NË NJË KLUB STRIPTIZMI"/ Don Phenom paska takuar Cardi B: Ishte veshur shumë keq...
Previous article KOKAINË DHE KANABIS NË SASI TË MËDHA/ Policia helene vë në pranga shqiptarin që furnizonte me drogë jugun e Greqisë

s.autor

Postime të ngjashme

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT