• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Macron: Nëse do ta ndanim Shqipërinë nga Maqedonia, do të destabilizohej Ballkani
Home
Politikë

NEGOCIATAT/ Macron: Nëse do ta ndanim Shqipërinë nga Maqedonia, do të destabilizohej Ballkani

7 November, 2019 F.autor Politikë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një intervistë për prestigjiozen “The Economist”, deklaroi se “kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë ishin pothuajse gjysma e vendeve”.

Por ai shtoi se do t’i japë dritën jeshile Tiranës dhe Shkupit nëse Bashkimi Evropian reformohet muajt në vijim.

Kur u pyet nëse mendon se këto vende po fshiheshin pas Francës, vendit që doli hapur kundër Shqipërisë, Macron u përgjigj:

“Nuk mendoj, e di me siguri që fshihen pas Francës. Po t’i pyesni nesër nëse duan t’ia hapin derën Shqipërisë, gjysma do të thonë JO. Donin të hapnin negociatat me Maqedoninë e Veriut, por nëse nuk i thonim PO edhe Shqipërisë do të shkaktonim një traumë të madhe në rajon. Ka komunitete që flasin shqip kudo. Nëse do të poshtëronim Shqipërinë, do të destabilizonim rajonin për një kohë të gjatë”.

“Prandaj, bindja ime është që ne duhet të reformojmë procesin e pranimit përpara se të pranojmë anëtarë të rinj”, shtoi Presidenti i Francës.

Në lidhje me argumentat se mos hapja e negociatave rrit ndikimin rus dhe kinez në rajon, nuk e ka bindur Macronin, i cili thekson se “Rusia dhe Kina po ndikojnë dhe tek vendet që i kanë hapur negociatat”.

Në intervistën e gjatë, Macron tha gjithashtu se “Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) ndodhet para “vdekjes”, ndërsa paralajmëroi në mënyrë të qartë vendet anëtare se nuk mund të mbështeten më në mbrojtjen e SHBA-së”.

Macron thekson se forcat e NATO-s po zvogëlohen për shkak se SHBA u ka kthyer shpinën aleatëve të saj.

Presidenti i Francës theksoi më tej se tani është koha që Evropa të mendojë në mënyrë strategjike për veten e saj, si një forcë e pavarur gjeopolitike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA IBRAHIMOVIC TEK THOMAS MULLER/ Ja dëshirat e Florentino Perez për merkaton e janarit
Previous article DHANË RAPORTE NË KËMBIM TË RYSHFETIT/ Largohen nga puna dy mjekët që denoncoi emisioni "STOP"

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT