• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Kryenegociatori Zef Mazi: Pas zgjidhjes së vetos bullgare, BE ka kohë deri më 18 korrik të vendosë
Home
Intervista

NEGOCIATAT/ Kryenegociatori Zef Mazi: Pas zgjidhjes së vetos bullgare, BE ka kohë deri më 18 korrik të vendosë

9 July, 2022 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë

ntervistë me Kryenegociatorin e Shqiperisë për aderimin në BE, z. Zef Mazi:

Pyetje: Mesohet se Parlamenti i Maqedonisë të Veriut miratoi propozimin francez. Çfare do të thotë kjo tani për ne? Cfarë pritet të ndodhë?

Përgjigje: BuIlgaria e hoqi veton para një jave, por vendosi disa kërkesa në formën e kushteve që duhen plotësuar nga Maqedonia e Veriut. Propozimi francez duket se ka ofruar formulime të tilla që pala maqedone i ka analizuar dhe konsideruar se zgjidhin meerakun si të Maqedonisë të Veriut ashtu edhe të Bullgarisë. Ky ëshstë lajm i mirë. Pas dy vitesh lëmshi i problemeve të identitetin duket se po hyn në rrugë të mbarë. Kjo situatë tashmë nuk duhet të përbëjë problem për BE-në që te thërresë Konferencën e Pare Nderqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky dëm kolatëral që ka pasuar vendi ynë duket se po merr fund.

Pyetje: Me konkretisht, cfare pengese, apo cfare procedure ndiqet nësituatën aktuale? Si e shihni nga oozicioni juaj si kryenegociaor?

Përgjigje: Pas heqjes të vetos bullgare dhe tani pas miratimit qeveritar dhe parlamentar nga Maqedonia e Veriut, Konferenca e Parë Ndërqeveritare mund të mbahet në çdo kohë. Nuk ka më pengesë. Për të qene krejt acik, ajo që duhet tani është një vendim i COREPER II (Keshilli i Ambasasdorëve Kryesore të vendeve të BE-së në Bruksel) dhe pas tij vendimi i Këshillit Evropian.

Në rastin e Këshillit, nuk duhet domosdoshmërisht që të jetë GAC – Këshilli i Cështjeve të Përgjithëshme (të Ministrave të Evropës).Cdo format i Këshillit që mblidhet më parë mund t’i vendosë të dy dosjet, të Deklaratës Hapëse dhe Kuadrit Negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në rendin e ditës për t’u miratuar pë debat. Që të jem edhe më i qartë e thjeshtë: COREPER-i plus procedurë me shkrim mundet që të marrin cdo vendim të Këshillit. COREPER-i mundet të thirret në cdo kohë, edhe brenda një kohe fare të shkurtër, për dicka të tillë. Kjo nuk duhet të as të jetë as të konsiderohet problem.

Pyetje: Ka pasur edhe mendime për nevojën e reformimit të BE-së, pastaj të ecet me zgjerimin, etj. Është kjo një pengesë, nëse ngulet këmbë në këtë pikë?

Përgjigje: Kjo është çështje që i takon vendeve anëtare të BE-së ta diskutojnë dhe ta dalin me qendrime zyrtare si Union, të 27 vendet, me konsensus. Meqë më pyete, unë mendoj se zgjerimi dhe reforma e BE-së janë dy procese që, normalisht, duhet të ecin paralel, jo si me radhë, njëra pas tjetrës, ku njera të marrë peng, të pengojë tjetrën –sëpari reformimi dhe së dyti zgjerimi. BE është punë, process që vijon prej 70 vitesh. Sipas meje, të presësh për reformimin do të thotë të harrojë zgjerimin, jo zgjerim. Dhe zgjerimi nuk është çështje e sot me nesër, por e një punë mjaft serioze, shumë intensive, e vështirë, e komplikuar për 8-10 vitet e ardhshme. Kështu mendoj edhe për aspektin e aftësive absorbuese të BE-së. Rritja e tyre mundet të vijojë në paralel me procesin e zgjerimit. Shpresoj të mos jem krejt gabim.

Pyetje: Kur mendoni pra se do të mbahet kjo Konferencë?

Përgjigje: Duhet pyetur BE-ia, ose më konkretisht, Presidenca Çeke e këtij 6-mujori. Ajo duhet të vendosë. Sipas planit të muajit korrik që unë kam parë, COREPER-i do mblidhet më 13 korrik; më 14 dhe 15 korrik do ketë mbledhje informale të GAC – Këshilli i Çështjeve të Përgjithëshme. Këshilli I Punëve të Jashtme do mblidhet më 18 korrik. Midis sot dhe 18 korrikut ka kohë të mjaftueshme për të vendosur në rendin e ditës, për të thirrur COREPER-in dhe për të marrë vendimin për mbajtjen e Konferencës po brenda këtij 10 ditori.

Kjo do të ndreqte një gabim strategjik të BE-së, do të mbyllte një padrejtësi jo të vogël ndaj Shqipërisë qëi ka plotësuar me kohë të gjithë kërkesat e BE-së. Ajo do të jepte edhe mesazhin politik konkret, me vepra, atë që populli dhe vendi ynë prêt prej kaq kohësh, se procesi i zgjerimit vazhdon pas nje ngecje prej me shumë se dy vitesh. Shqipëria është e gatshme për hapin tjetër, të ulet në tryezën e Konferencës të Parënë cdo kohë që do e thërresë BE-ia. Kjo do I bëjë shumë mire vendit tonë, vendeve tona, dhe vetë BE-së! BE-ia do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më e plotë! Rivendoset kredibiliteti që ka qenë në balance prej disakohësh./JavaNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM HUMBUR KOHË ME ATA QË S'DUHEJ"/ Eneda Tarifa flet për martesën
Previous article THIRRJE NGA SHBA/ Kokalari: Mjaft vegjetuat nën hijen e Bashës, dyert janë të hapura për ju

F.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT