• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Kreu i PE, Sassoli: Ishte një gabim, Unioni s’mbajti premtimin
Home
Politikë

NEGOCIATAT/ Kreu i PE, Sassoli: Ishte një gabim, Unioni s’mbajti premtimin

22 October, 2019 k.autor Politikë

Kryetari i Parlamentit Europian, Davide Sassoli, i është rikthyer edhe një herë vendimit që morën vendet anëtare të Bashkimit Europian për të mos çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

David-Sassoli

Sipas tij, vendimmarrja e liderëve të Bashkimit Europian ishte një gabim historik, që Parlamenti Europian haptazi nuk e mbështeti. Sipas Sassolit, mosfillimi i procesit të negociatave të Unionit me këto dy vende është një shkelje e premtimit që atyre iu ishte dhënë para se të fillonin reformat që kanë ndërmarrë. Sipas kreut të PE-së, zgjerimi i Unionit në Ballkanin Perëndimor e bën Bashkimin Europian më të sigurt.

“Ne jemi në favor. Ishte një gabim që nuk u hapën negociatat e anëtarësimit. Unioni e kishte premtuar atë në këmbim të reformave që janë bërë. Për më tepër, integrimi i Ballkanit Perëndimor mund ta bëjë zonën europiane më të sigurt”, tha David Sassoli, në një intervistë për gazetën italiane “Il quotidiano”.

Më tej, duke u ndalur më veçanërisht për çështjen e shqiptarëve dhe problemin e azilit që nga Franca u ngrit si pengesa kryesore, Sassoli tha se kjo temë është e shkuar tashmë. Duke u nisur nga shembulli italian, Sassoli tha se ata shqiptarë që kanë emigruar në Itali, në vitet e fundit janë rikthyer në Shqipëri.

“Shqiptarët që ndodhen në Itali po kthehen në vendin e tyre, ky problem është kapërcyer me kohë”, u shpreh kreu i PE-së, David Sassoli. Kreu i PE, zhgënjimin e tij për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e shprehu në një deklaratë për shtyp, ku vuri theksin se të dyja vendet nuk e merituan një trajtim të tillë nga Këshilli Europian. “Të dyja vendet dhe qytetarët e tyre kanë bërë përpjekje të mëdha për të përmbushur kërkesat për fillimin e negociatave. Kjo është arsyeja pse unë shpreha mbështetjen time të patundur për hapjen e menjëhershme të bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në një letër të përbashkët me Presidentin e Këshillit, Donald Tusk, Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, dhe Presidentin e zgjedhur të Komisionit, Ursula von der Leyen. Kur u bëjmë thirrje vendeve fqinje të bëjnë një përpjekje shtesë për të ndryshuar dhe ata e bëjnë këtë, është detyra jonë t’i përmbahemi fjalës sonë. Do të jetë e vështirë t’u shpjegohet njerëzve të atyre vendeve pse ne po vonojmë hapin tjetër, përkundër zotimit që është bërë”, deklaroi David Sassoli, menjëherë pasi vendimit të Këshillit Europian në datë 18 tetor.

Ky qëndrim i kreut të Parlamentit Europian është në linjë edhe me deklarimet e drejtuesve të tjerë të Bashkimit Europian, të cilët shprehën zhgënjimin e tyre për këtë vendimmarrje të vendeve anëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUNIMET NË "ARENËN KOMBËTARE" DREJT FUNDIT/ Flet presidenti Duka: Stadiumi për ndeshjen ndaj Francës do të......
Previous article ZBARDHET VRASJA NË DUKAGJIN/ 26-vjeçari vrau djalin e xhaxhait. Policia jep detajet (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT