• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Gjonaj e Lleshaj në Berlin, marrin mbështetjen e qeverise e parlamentit gjerman për integrimin
Home
Politikë

NEGOCIATAT/ Gjonaj e Lleshaj në Berlin, marrin mbështetjen e qeverise e parlamentit gjerman për integrimin

5 June, 2019 F.autor Politikë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, mbajtën takime në Berlin me përfaqësues të Kancelarisë, Ministrisë së Brendshme dhe Bundestagut, duke falënderuar Gjermaninë për mbështetjen e vazhdueshme e të pakursyer ndaj Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian.

Në vijim të rekomandimit pa kushte të Komisionit për hapjen e negociatave të BE-në me Shqipërinë, delegacioni shqiptar informoi partnerët kyç në Gjermani mbi ecurinë e reformave shtet-formuese të ndërmarra nga Qeveria shqiptare si dhe përmbushjen plotësisht të kushteve të vendosura nga Këshilli Europian në Qershorin e 2018.

Ashtu si edhe Raporti i Komisionit evidenton, lufta kundër krimit të organizuar është intensifikuar ndjeshëm, sidomos në muajt e fundit, përmes operacioneve të përqendruara ndaj grupeve aktive, duke i zvogëluar hapësirën e veprimit, nëpërmjet përfshirjes, koordinimit dhe harmonizimit të përpjekjeve të gjitha agjencive ligj zbatuese në vend.

Përfaqësuesit e Qeverisë dhe Parlamentit Gjerman, shprehën mbështetje për Shqipërinë, dhe nxitën që zëri shqiptar të jetë i bashkuar, pasi informacione shpesh të kundërta lënë vend për perceptime jo të mira në Gjermani dhe në BE.

Ministrja e Drejtësisë Gjonaj informoi se zbatimi i reformës në drejtësi, si një nga reformat historike të ndërmarrë nga ndonjë vend kandidat, është në fazën e fundit të zbatimit.

Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm Lleshaj theksoi se bashkëpunimi dy palësh policor me Gjermaninë është shumë i kënaqshëm në nivelin operacional dhe me rezultate konkrete. Ai gjithashtu, vuri në dukje faktin se Shqipëria tashmë ka dalë nga harta e kultivimit të kanabisit, përmes një angazhimi ndërinstitucional në nivel qendror dhe vendor, me një plan konkret pune për kontrollin e territorit, rritjen e ndërgjegjësimit në komunitet, duke vënë para përgjegjësisë çdo përpjekje e tentativë për ringjallje të këtij fenomeni.

Në lidhje me fenomenin e azilkërkimit të shqiptarëve në BE, ministri i Brendshëm theksoi se Shqipëria është një vend i sigurt, ku të drejtat e njeriut janë të mbrojtura, e kësisoj çdo përpjekje për të siguruar azil në vendet e BE-së, në mënyrë abuzive, duhet penguar në bashkëpunim mes autoriteteve të dy vendeve. Shqipëria vazhdon të ushtrojë kontroll të rreptë në Pikat Kufitare, por lufta e vërtetë qëndron në goditjen e rrjeteve të organizuara të trafikut njerëzor, që kamuflohen me veprimtari turistike ose mbështetje sociale. Në këtë kuadër, marrëveshja me FRONTEX është një hap i rëndësishëm në përpjekjet e përbashkëta për të frenuar migracionin e paligjshëm, nëpërmjet territorit të Shqipërisë, drejt vendeve të BE. Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në këtë sfidë të përbashkët.

Gjonaj dhe Lleshaj takim me Matthias Lütternberg, vlerësohet reforma në drejtësi

Gjatë vizitës zyrtare në Berlin, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj së bashku me ministrin Sandër Lleshaj u takuan me Matthias Lütternberg, Drejtor i Departamentit për Europën Lindore, Qendrore dhe Juglindore, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore, në Kancelarinë Federale, të cilin e kanë informuar mbi ecurinë dhe rezultatet e reformave të rëndësishme që Qeveria shqiptare ka ndërmarrë gjatë kësaj kohe.

‘’Zbatimi i reformës në drejtësi, funksionimi i organeve të reja KLGJ dhe KLP, procedurat për ngritjen e organeve të reja si SPAK dhe plotësimi i vakancave në Gjykatën Kushtetuese si një proces i pavarur dhe i paanshëm nga mazhoranca qeverisëse i cili pritet të përfundoi deri në fund të muajit korrik, ishin gjithashtu pjesë e diskutimit të këtij takimi. Lufta kundër korrupsionit si prioritet i Qeverisë shqiptare dhe Ministrit të Drejtësisë si Koordinatori Kombëtar Antikorrupsion, ishin gjithashtu temë e rëndësishme e këtij diskutimi, për të cilat informova z. Lütternberg mbi ecurinë e zbatimit të Planit të Masave të Strategjisë Kombëtare Antikorrupsion si dhe rezultatet konkrete të deritanishme të arritura nëpërmjet Task Forcës Antikorrupsion, si një mekanizëm ndërinstitucional i ngritur nga Qeveria Shqiptare, për luftën kundër korrupsionit, të cilat për herë të parë u vlerësuan pozitivisht edhe nga Raporti i Komisionit Evropian’’, – shprehet Gjonaj.

Lütternberg vlerësoi reformat dhe përpjekjet e bëra nga Shqipëria në kuadër të luftës kundër korrupsionit, reformës në drejtësi si dhe reformimin e sistemit gjyqësor si një nga shtyllat kryesore që garanton mbrojtjen e të drejtave të njeriut në një shtet demokratik duke nxitur më tej ecurinë dhe zbatimin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ËNDRRA E DUA LIPËS BËHET REALITET/ Imazh i markës së famshme (FOTO)
Previous article PAK JAVË PARA 50 VJETROTI/ Jennifer Lopez zbulon sekretin e rinisë së përjetshme

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT