• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT/ Deputeti gjerman: “PO”-ja e Bundestagut mund t’i hapë rrugën Holandës për dritën jeshile
Home
Politikë

NEGOCIATAT/ Deputeti gjerman: “PO”-ja e Bundestagut mund t’i hapë rrugën Holandës për dritën jeshile

10 October, 2019 k.autor Politikë

Dy deputetë socialdemokratë gjermanë, Metin Hakverdi dhe Christian Petry vizitojnë Maqedoninë dhe Shqipërinë, pas vendimit të marrë nga parlamenti gjerman për hapjen e negociatave. Më 15 tetor mblidhet Këshilli i BE.

Çfarë ndikimi do të ketë vendimi i parlamentit gjerman, Bundestag, mbi vendet e tjera si Holanda dhe Franca për procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut?
Metin Hakverdi: Nëse kemi parasysh çfarë ndodhi në muajin qershor, gjë që unë po e përshkruaj me fjalët e mia, duke thënë se këto dy vende, por edhe vende të tjera u fshehën mbas faktit që Gjermania nuk arriti të merrte vendim. Prandaj atyre kjo iu erdhi për mbarë duke mos dashur të merrnin vendim, meqenëse Gjermania nuk vendosi. Prandaj tani vendimi i marrë nga Bundestagu është shumë i rëndësishëm, sepse jep sinjalin që të gjithë duhet të tregojnë qëndrimin që kanë ndaj kësaj çështjeje, duke mos qenë në gjendje ta shtyjnë ende. Të paktën duke mos e shtyrë dot me të njëjtim arsyetim, si më parë. Po ashtu është shumë e rëndësishme, sepse siç e dini ne, socialdemokratët jemi në pushtet në koalicion me kristiandemokratët, dhe ne e morëm vendimin në kundërshtim me kristiandemokratët. Dhe ishim në gjendje të çonim deri në fund idenë tonë. Por edhe kristiandemokratët dhanë në fund fare nënshkrimin e tyre. Dhe nënshkrimi i dhënë nga konservatorët në Gjermani, bën që edhe fraksione të njëjta në vendet anëtare të BE, ta kenë më të lehtë që të japin aprovimin e tyre. Fakti që për Shqipërinë u prezantua tani një katalog me kushte që duhen plotësuar, me kushte edhe të reja, nuk ka të bëjë me ne. Ka të bëjë me vendimin që mori Unioni Kristiandemokrat Kristiansocial. Por kjo mund të jetë në favor, sepse mund lehtësojë vendet e tjera që të marrin vendim pozitiv.

Hollanda i tha dje “Jo” Shqipërisë. Çfarë ndryshimesh sjell kjo?
Metin Hakverdi: Unë nuk mendoj se ishte “Jo”. Dje në Hagë u mblodh “Komisioni për çështjet europiane” i parlamentit holandez. Ka qenë një takim këshillues i përgatitur më parë. Nuk u dha “Jo” e qartë, por palët nuk kanë qenë të unifikuara në vendimin e tyre. Ministri holandez i Jashtëm, nuk ka dhënë përgjigje të qartë për qëndrimin që mban qeveria holandeze. Që do të thotë se duhet të presim çfarë vendimi do të marrë qeveria. Siç thashë, vendimi i marrë nga Gjermania mund të ndihmojë vendet e tjera, sepse kushtet e vëna mund t’i hapin rrugën Holandës që të marrë vendimin “Po me kushte”.

Kundër vendimit të parlamentit?

Metin Hakverdi: Me sa di unë Kushtetuta në Hollandë është e njëjtë si në Gjermani.  Vendimi i Parlamentit nuk është i detyrueshëm për qeverinë. Por, pyetja është a do ia lejojë vetes qeveria që të marrë vendim të ndryshëm nga ai i parlamentit. Në fakt, kjo është një gjë e vështirë. Nga pikëpamja juridike mundësia ekziston. Këtu tek ju në rajon njerëzit kujtojnë se Holanda ka marrë vendim. Kjo nuk është e vërtetë. Holanda nuk ka marrë ende vendim, dhe vendimi që ka marrë nuk është absolut. DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EDHE MË THANË SE DO..."/ Këngëtarja shqiptare përfundon në spital, probleme me shëndetin (FOTO)
Previous article KRIM PASIONI/ Ky është viktima në Kavajë që u vra nga polici pas sherrit për të dashurën, mbante dy emra

k.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT