• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Nedved tregon se kujt do t’i jepte “Topin e Artë”
Home
Futboll

Nedved tregon se kujt do t’i jepte “Topin e Artë”

16 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Pavel Nedved nuk ka dëshirë të heqë dorë nga asgjë dhe ka të njëjtin mentalitet që ka pasur kur zbriste vetë në fushën e lojës.

Ish-futbollisti ka folur për luftën për titull, por e di mirë se objektivi kryesor për tifozët është Champions League.

“Jemi vetëm një pikë larg Napolit, por duhet të them se ata po paraqiten shumë mirë. Kanë një ekip të fortë, disa lojtarë me karakter dhe të gjithë duan ta fitojnë me çdo kusht një titull që mungon që nga koha e Maradonës. Edhe pse objektivi më i rëndësishëm për tifozët tanë është Champions, ne duam të luftojmë për gjithçka dhe të fitojmë titullin e shtatë radhazi”, ka thënë ai.

Zëvendëspresidenti i Juventusit ka folur për portalin çek “Lidovky.cz” dhe ka prekur tema të ndryshme, që kanë shkuar nga tërheqja e mundshme e Gigi Buffon, te lamtumira e tij nga futbolli dhe te të rinjtë më premtues të Republikës Çeke.

“Buffon nuk ka thënë se do të tërhiqet në fund të sezonit, do ta vendosë me presidentin Agnelli. Forma e Gigit është gjithmonë e mirë dhe ne jemi të lumtur që e kemi. ‘Topi i Artë’? Po të ishte për mua do t’ia jepja, është një futbollist i veçantë. Fatkeqësisht nuk është e mundur të ndalësh kohën dhe Gigi ka shumë mundësi që të mos e fitojë këtë trofe”.

Në fund, Nedevd ka folur edhe për protagonistët e rinj të futbollit çek dhe ka përzgjedhur dy lojtarë që luajnë në Itali, si Jankto dhe Barak të Udineses.

“Barak dhe Jankto po paraqiten shumë mirë. Sigurisht, tek Udinese nuk kanë presionin që ekziston te një klub i madh, por unë dua t’u bëj komplimentet për paraqitjet që po bëjnë. Ideja për të marrë një futbollist çek te Juventusi më shoqëron gjatë gjithë kohës.

Nuk po jap asnjë sugjerim, por është e qartë se, si Jankto, ashtu edhe Barak , mund të luajnë në nivele të larta në Serinë A”, tha ish-fituesi i “Topit të Artë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Godasin sërish "gjenitë" shqiptarë. Do të qeshni me lot me këto ide brilante! (FOTO)
Previous article Publikohet raporti i bilanceve, “botë të ndryshme” në ligat evropiane

Q.Autor

Postime të ngjashme

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe Futboll

TË SHOKUAR NGA VDEKJA E BUNJAKUT/ Lojtarët e Elbasanit prekin me reagimet e tyre: “Babo” ynë, prehu në paqe

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa Futboll

BISEDA PERSONALE/ Pronari Kardinale drejton “kastin” e Milanit nga Europa

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer Futboll

DRIDHET INTERI/ Nuk e pyesin për largimin e titullarit të rëndësishëm: Transferimi është kryer

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT