• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË VOTIME ME MASKE DHE RUANI DISTANCËN”/ Pipero: Pandemia drejt fundit, në gjysmën e parë të qershorit arrijmë imunitetin e tufës
Home
Sociale

“NË VOTIME ME MASKE DHE RUANI DISTANCËN”/ Pipero: Pandemia drejt fundit, në gjysmën e parë të qershorit arrijmë imunitetin e tufës

24 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero dha lajmin e mirë se tashmë e kemi kaluar më të keqen e pandemisë së COVID dhe  ajo po shkon drejt fundit. Në një intervistë për “Report Tv”, Pipero tha se nëse vaksinimi vijon me këto ritme, në gjysmën e parë të qershorit do të kemi arritur atë që quhet imuniteti i tufës, imunizimin e më shumë se 50% të popullsisë.

“Ne e kemi kaluar të keqen e kësaj pandemie dhe ekspozim+ vaksinim, Tirana është mbi 65 % niveli i imunizimit, qoftë nga ekspozimi qoftë nga imunizimi me vaksina, në vendet tjera është më shumë. Nëse vaksinimi vazhdon me këto ritme, besoj fort që gjysma e parë e qershorit do na zërë me imunitetin kolektiv të realizuar. Kur arrihet një nivel i caktuar imunizimi, mbi 50%, apo 70% që quhet imuniteti i tufës, do të thotë që këta qytetarë janë të imunizuar, kjo do të thotë që virusi ka shumë më pak shanse të bjeri në kontakt me persona që nuk e kanë kaluar sëmundjen, zvogëlohet shumë qarkullimi i virusit dhe kështu ai kthehet në rezervuarin natyrorë, sepse dihet që rezervuari natyror i viruseve nuk janë njerëzit, por shpendët apo kafshët”, tha Pipiero.

Mjeku pati edhe një apel për qytetarët për ditën e nesërme, ku shqiptarët do t’i drejtohen kutive të pandemisë, duke i kërkuar të respektojmë më shumë se çdoherë tjetër masat anti-COVIOD. Ai e vuri theksin te mbajtja e maskës dhe respektimi i distancimit social.

“Në prag të zgjedhjeve vijmë me lajme shumë të mira në lidhje me situatën e COVID, kemi më pak raste të reja, më pak shtrime dhe viktima. Pandemia po shkon drejt fundit, por nesër i këshilloj qytetarët që të jenë më të kujdesshëm se çdo ditë tjetër. Të mbajnë maskën dhe të ruajnë distancën, të rrinë 2 metër larg njëri-tjetrit dhe në dalje nga qendra e votimit duhet ët dezinfektojnë duart. Është e rëndësishme që të mos e heqin në asnjë moment maskën gjatë votimit. COVID na ka privuar nga shumë të drejta për fat të keq. Për personat që janë të infektuar, edhe pse do të dëshironin të ushtronin të drejtën e votës, është më mirë që së pari të gëzojmë të drejtën e jetës. Duhet që ata që janë të infektuar të qëndrojnë në shtëpi dhe ata që do shkojnë të votojnë, që nuk janë të infektuar, duhet të respektojnë masat”, u shpreh mjeku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Pse kjo e dielë është më e rëndësishmja e 30 viteve të fundit
Previous article PAK ORË PARA ZGJEDHJEVE/ Kandidatja për deputete e LSI në Elbasan kapet në flagrancë duke shpërndarë para në këmbim të votës

Delo.autor

Postime të ngjashme

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë Aktualitet

RRËYOHET KËRKESA E BEQAJT/ GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT