Kryetari i PD-së Lulzim Basha paralajmëron se në shtator protestat do të jenë edhe më të mëdha edhe më të fuqishme.
Në një prononcim për median, ai tha se do vazhdojë oponenca për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
“Opozita do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë. Përveç protestave që do të jenë edhe më të mëdha edhe më të fuqishme në një situatë që është edhe më e vështirë dhe më e pakapërdishme do të fokusohemi edhe më shumë në zgjidhje që do u ofrojmë shqiptarëve”, tha Basha.


