• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË VJESHTË…”/ Albana Fico: Kemi përgatitur planin, ja pse nuk i ndryshuam masat anti-COVID
Home
Breaking News

“NË VJESHTË…”/ Albana Fico: Kemi përgatitur planin, ja pse nuk i ndryshuam masat anti-COVID

25 August, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tregoi në një lidhje për “News24” arsyet pse Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk i ndryshoi masat anti-Covid, pavarësisht rritjes së infektimeve. Fico deklaroi se Komiteti ka vlerësuar se masat në fuqi janë të mjaftueshme, por duhen implementuar.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka komunikuar përgjatë gjithë kësaj kohe, shpërndarë informacione dhe vëzhguar se çfarë ndodh mes nesh. Në këtë mbledhje ne deshëm të kishim një komunikim publik për të shpjeguar situatën ku ndodhemi dhe për masat që nuk do të ndryshonin. Kemi rritje të infektimeve, kemi zona që kanë një përqindje më të lartë të rasteve të reja, si Saranda, Malësia e Madhe, Shkodra, Tirana e me radhë; kemi dhe një indikatorë interesat që tregon se mosha 35-64 vjeç ka më tepër infektime në këto momente. Janë mosha që nuk kanë vendosur akoma të vaksinohen.

Sa i përket vendimit për mos ndryshim të masave, gjetjet tona kanë qenë që këto masa nuk respektohen. Duhet të fuqizohet implementimi i masave që kemi. Nëse përdoret maska në ambientet e mbyllura dhe në vendet ku nuk ruhet distancimi social, frenohet përhapja e virusit. Duhet zhbërë praktika e shoqërimit të pasagjerëve në aeroporte. Po të krahasojmë shtator për shtator, puna e madhe e bërë nga të gjithë, përfshirë dhe qytetarët, ka bërë që të kemi më pak të shtruar në spital. Pozitiviteti i mostrës, që është një indikator teknik, e kemi 7.8%, ndërkohë që vjet e kishim te 52%. Pra, situata është nën kontroll. Kjo është arsyeja pse nuk i kemi ndryshuar masat. Por kjo nuk do të thotë se nëse do të ketë përshkallëzim të situatës, ne nuk do të marrim masa shtrënguese”, deklaroi drejtoresha e ISHP.

E pyetur se “Çfarë parashikimesh bëni për vjeshtën dhe dimrin? A do të kemi një valë tjetër?”, Fico u shpreh se “Së pari, ka një ndryshim vitit të shkuar dhe këtij viti. Fakti që ne po përshkallëzojmë vaksinimin, ku edhe shtatori është një muaj i hapur, na çon drejt ambicies tonë për të rritur mbulesën vaksinale. Vjeshta dhe dimri sjellin me vete viruse respiratore, diarre, të vjella, të përziera, temperatura, etj. Ndërkohë, koronavirusi i përket viruseve respiratore, dhe nëse këto bashkohen, pa diskutim që kemi një situatë më të vështirë.

Shkurtimi i ditës, rënia e temperaturave, tendenca për grumbullim në ambiente që nuk ajrosen, janë elementë që të bëjnë të mendosh për një rëndim të situatës. Koronavirusi pëson mutacione, që do të vazhdojnë të jenë aty. Për sa kohë të mos kemi atë lloj imunizimi, që të paralizojë shpërndarjen, do të ketë gjithmonë variante të reja, që do të sfidojnë sistemin dhe do prekin performancën e vaksinës. Por, ne nuk kemi ndenjur duarkryq, kemi parë të gjithë protokollet e ISHP, kemi përgatitur planin vjeshtë-dimër për çështjen e koronavirusit dhe për vaksinimin. Nuk kemi frikë, kemi më shumë dije, por kemi dhe vaksinën”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË TIRANË/ 34-vjeçari shkon i plagosur me thikë në spital, nisin hetimet
Previous article "PLAS" AHENGU TEK BURGU 313/ Policët hapin USB-në me këngë dhe video humori të...

F.autor

Postime të ngjashme

HELMIMI I 60 KURSANTËVE/ AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave Aktualitet

HELMIMI I 60 KURSANTËVE/ AKU: “SORI-AL” me higjienë të përshtatshme. Ndërpritet aktiviteti deri në daljen e analizave

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina çan barrierat e rrugës, shpëton mrekullisht turisti francez

DOSJA “5D”/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje Aktualitet

DOSJA “5D”/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Taulant Tushën, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT