Ka rreth një javë që kemi hyrë në vitin 2018 dhe mund të themi se kanë ndodhur gjëra që nuk i kishim menduar një vit më parë. Shumëkush prej jush ndoshta është duke menduar se cilat mund të jenë ngjarjet që kanë bërë kaq shumë zhurmë, por një ndjekës i mirë i lajmeve dhe frekuentues i portaleve e ka kuptuar mirë e për çfarë bëhet fjalë. Le të përdorim edhe ne batutën e Kryministrit Rama dy vite më parë e të cilën janë krijuar shumë meme, “Në vetëm 100 ditë” ose më saktë “Në vetëm një javë” ju tregojmë ngjarjet që do të vijojnë të përfliten gjatë 2018-ës.
1-Eriglisa fillon punë në Ministri
Eriglisa, një vajzë e re nga komuniteti egjyptian tregoi në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan të gjitha peripecitë që kishte kaluar në përballjen me varfërinë. Por ajo nuk ishte dorëzuar dhe kishte vazhduar rrugën e arsimimit. Ajo kërkoi një shans për të festuar dhe dërguar dhuarata për fëmijët rom që ndiqnin kopshtin ku ajo ishte edukatore. I veshur me rrobat e Babagjyshit, Rama i premtoi vajzës pozicionin e punës si këshilltare e Ministrit për Çeshtjet Sociale dhe Voila! Më datë 3 të këtij vitit Eriglisa nisi punën e saj të re në Ministri dhe të gjithë e patëm zili, të mos e mohojmë!
2-Sara Kapo bëhet këngëtare
Më datë 5 Sara Kapo vendosi të na bëjë surprizën e dytë të këtij viti duke publikuar kështu videoklipin e saj të parë. E kemi parë si prezantuese si opinioniste por në 2018-ën Sara u bë edhe këngëtare. Deri më tani “Watching You” është pritur shumë mirë madje në të shfaqet një Sara ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht duke qenë se në klip nuk ka asgjë provokative.
3-Fëmija shqiptar me dy nëna dhe një baba
E kishit menduar ndonjëherë se do të dëgjonit për një fëmijë shqiptarë që ka dy nëna dhe një baba?
Epo ja që ndodhi në 2018-ën. Më datë 6 erdhi në jetë Luxifer, djali i ish-miss-it Egla Harxhi dhe dy partnerëve të saj Ale dhe Alesia. Është folur kudo në media, sidomos në ato shqiptare, për faktin se një nga vajzat që dikur ka qenë Miss Shqipëria po përjeton tani një marrëdhënie treshe dhe nuk bëhet fjalë vetëm për sa i përket raportit seksual, por edhe marrëdhënies në tërësi.
4- Fejohet djali i Ardit Gjebreas
Mbrëmjen e datës 6 një tjetër ngjarje ishte duke ndodhur në familjen Gjebrea. Djali i familjes , Joni dhe partnerja e tij Merlin zyrtarizuan lidhjen e tyre në fejesë. Fillimisht, lajmin e bëri të ditur moderatori u njohur Ardit Gjebrea dhe më pas, Joni postoi foton me unazat në duar, ku shkruante: “Ajo tha Po!”.
5-Luana Vjollca moderatorja shqiptare më e ndjekur
Nuk është çudi të themi se Luana Vjollca është ndër moderatoret më të pëlqyera shqiptare e aq më shumë tani që është edhe më e ndjekura në Instagram. Aktualisht Luana numëron plot 1 milion ndjekës në llogarinë e saj e duhet pranuar se nuk janë pak.
6-Humbi Lali Eri e keni parë gjë?
Le të themi se Lali Eri në 2017-n përdori një strategji të mirë marketingu. Jeni çuditur që e keni parë kudo në emisionet e fundvitit? Në puntatën e Krishtlindjeve të “Xing me Ermalin”, “Chic Plus”, “Top Story” në finalen e “Dance With Me”, në lajme e nëse mendoni se e mbylli me kaq, ja ku e pamë edhe në ”Shiko Kush Luan” puntatë kjo e regjistruar më parë. Por në 2018-ën Lali Eri nuk po shfaqet më në asnjë emission. E çuditshme apo jo? Epo ja që ndodhi!/Blitz.al/