• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Në Tiranë vriten 55 fëmijë në vit nga nënat!
Home
Lifestyle

Në Tiranë vriten 55 fëmijë në vit nga nënat!

11 November, 2017 xhesi.editor Lifestyle

Në spitalin Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në vitin 2016 ka pasur 20 aborte nga nën 20-vjeçaret dhe së paku në tre raste ato kanë qënë nën moshë.

Kurse në maternitetin “Koço Gliozheni”, numri i tyre është 35. Por problemi ndërlikohet sepse për shkak të ligjit shtrëngues, nga spitalet shtetërore vajzat shtatzënë po u drejtohen klinikave private apo pilulave abortive.

“Mirë do të ishte që në momentin që fillon jeta seksuale, vajza t’i drejtohet një mënyre tjetër kontracepsioni, ose me pilulën e rregullt për gratë, ose me prezervativ për meshkujt dhe të hiqet dorë nga pilulat e urgjencës, të cilat kanë risqe dhe nuk rekomandohen sidomos për moshat e vogla”, deklaron Arian Alikaj, gjinekolog pranë “Koço Gliozhenit” për Top Channel.

Me ligj, shtatëzania mund të ndërpritet deri në muajin e tretë, por ka klinika private në vend që për 300 euro guxojnë të ndërhyjnë edhe kur fetusi është 5-muajsh. Doktor Arian Alikaj veçon një rast kur materniteti ku ai punon nuk mori përsipër ndërprerjen e shtatëzënisë së një minoreneje.

“Një vajzë 14-vjeçare erdhi në spital e shoqëruar nga tezja. Pas ekografisë u konfirmua që ishte 18 javë shtatëzënë. Ka lindur tek ne dhe ka lindur me operacion për shkak të moshës shumë të vogël që kishte. 15 vjeç nuk mund ta lësh një fëmijë që të… Është fëmijë”, thotë Alikaj.

Kurse gjinekologu Blenard Nonaj tregon një rast tjetër. “Pacientja erdhi me hemoragji. Pas ekzaminimeve tona u pa që kishte lindur në shtëpi. Pasi u shtrua, sollën edhe bebin pranë institucionit tonë”, thotë Nonaj.

Por si të mbrohen vajzat nga shtatëzania e padëshiruar, kur prindërit vetë janë të parët që ngurrojne?

“Ne kemi principe të tjera edhe nga ç’ekzistojnë brenda Ballkanit për përdorimin e kontraceptivëve. Kemi frikëra shumë të mëdha, ndërkohë që e vetmja frikë që nuk kemi është ngelja shtatëzanë”, shton Aliko.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kombëtarja e femrave poshtërohet nga Rusia, humbje me 85 pikë diferencë
Previous article Këngëtarja shqiptare në zi për të dashurin, ja si e 'rrëfen' ajo këtë histori të dhimbshme

xhesi.editor

Postime të ngjashme

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni? Gossip

"SA TURP"/ Protestat për Zvërnecin, rrjeti shpërthen kundër Borës dhe Donaldit: Pse heshtni?

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang Gossip

"KU ËSHTË NDRYSHIMI MES RRJOLLIT DHE ZVËRNECIT"/ Reagimi i Luiz Ejllit ngre pyetjen që Shqipëria po shmang

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale Gossip

CEREMONIA E CELIBRIMIT PRIVAT NË LONDËR/ Dua Lipa reagon për herë të parë në rrjete sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT