I pyetur nga gazetarja në lidhje me integrimin e vendit në BE dhe nëse Shqipëria akuzon Bullgarinë për bllokimin e procesit Rama u shpreh se Shqipëria ka marrë dritat jeshile jeshile jo vetëm nga Komisioni, por edhe nga Këshilli Evropian, Bullgaria ka nxjerrë nga xhepi kërkesat me karakter historik dhe identitar ndaj Maqedonisë së Veriut dhe procesi mbetet i bllokuar.

Gazetarja: Kandidatura e vendit tuaj u pranua në vitin 2014 nga Bashkimi Evropian dhe kjo dosje mbetet një nga prioritetet tuaja. Pra, ju jeni në të njëjtin nivel integrimi me fqinjin tuaj, Maqedoninë e Veriut dhe prisni me padurim hapjen efektive të negociatave shumë të rëndësishme të anëtarësimit, simbolikisht dhe financiarisht, por ato ende janë të bllokuara.
A e akuzoni Bullgarinë në mes të një krize politike se ka bllokuar përfundimisht gjithçka?

Edi Rama: Po, jemi në një situatë mjaft absurde, për t’ju thënë të vërtetën, sepse për momentin Shqipëria është si një dëm kolateral i një situate konfliktuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi ka marrë dritën jeshile jo vetëm nga Komisioni, por edhe nga Këshilli Evropian, Bullgaria ka nxjerrë nga xhepi kërkesat me karakter historik dhe identitar ndaj Maqedonisë së Veriut dhe procesi mbetet i bllokuar, sepse siç e dini, Këshilli Evropian bllokohet lehtësisht vetëm me një veto të njërit prej anëtarëve të tij.