• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË TELEFON KISHTE…/ Rrëqeth babai i vajzës së abuzuar në grup: Do rri pa bukë të vdes, nëse s’i largojnë autorët nga fshati
Home
Aktualitet
Kronikë

“NË TELEFON KISHTE…/ Rrëqeth babai i vajzës së abuzuar në grup: Do rri pa bukë të vdes, nëse s’i largojnë autorët nga fshati

19 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Të tjera dëshmi tronditëse vijnë nga Lezha, aty ku një ditë më parë u zbulua përdhunimi në grup i një 15-vjeçareje.

Babai i të miturës tha në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me zemër të hapur’, në News24, se e gjithë familja e tij ndodhet në gjendje shumë të rënduar pas ngjarjes.

I ati kërkoi drejtësi për autorët, si dhe largimin e pesë familjeve nga fshati, pasi sipas tij, i ka 10-100 metra larg, raporton “BalkanWeb”.

Rrëfimi i babait të 15-vjeçares:
Babai: Gjendja në familje është shumë e rëndë. Tani sapo ka ardhur bashkia, asnjë organizatë nuk ka ardhur. E kemi bërë ekzaminim mjeko-ligjor dje në Tiranë. Shkuam me makinën e policisë. Çfarë të flas! Vajza është në familje tani.
Avokati: Vajza duhet të largohet menjëherë nga banesa, sepse kemi një viktimizim, që ka pasoja për të.
Babai: Gjysmën e atyre djemve i kemi komshinj. I kam 10-100 metra larg.
Nëna: Nëse keni mundësi, unë dua një ndihmë për vajzën, çdo lloj ndihme, çfarë të jetë më e mira të bëhet për atë vajzë.
Avokati: I bëj thirrje Policisë së Lezhës dhe Prokurorisë të largojnë urgjentisht vajzën nga familja. Mos e lini aty, se ai fëmijë do të pësojë qamet.

Çfarë ju tha vajza?
Babai: Më 7 mars vajzës i dhashë lekë për të blerë një dhuratë, si të gjithë. Po më datë 7 autori i ka dhënë një telefon. Më datë 8, ai e ka marrë në telefon, e ka vënë në makinë dhe e ka çuar…, i ka hedhur në pije kokainë, a ku di unë. Ai ka abuzuar me të direkt. Unë e kam marrë vesh ditën e hënë. Vajza ishte në gjumë nga ora 21, bashkëshortja hyri te dhoma e saj dhe i pa telefonin. Ja mori me qetësi, pa e dhunuar, i bërtiti vetëm pak. Unë nuk dija asgjë. Ai krimineli i kishte thënë të hapte një adresë Facebooku me emër tjetër, që të mos e njihnim. Vajza nuk na tregonte kodin, por ne ja morëm.

Çfarë kishte brenda telefonit?
Telefoni është në polici, me video, me mesazhe, etj. Videot ja ka dërguar ai grupi, mes të cilëve është edhe një kushëri. Edhe ky ka kryer marrëdhënie me të. Vajza tha se më kanë kërcënuar. Unë i kam parë videot dhe mesazhet kërcënuese. Videot i ka filmuar Artan Kaçorri me grupin e vet, ai i bënte presion vajzës që të shkonte.

Kush është thirrja juaj e fundit?
Së pari, kërkoj të shërohet goca, që të kthehet njeri normal. Së dyti, shteti e ka marrë përsipër të dënojë autorët. Duhet të largohen ato prej vendit, jo unë. Unë dua që ata të largohen, mos t’i shikoj. Jemi të gjithë në gjendje të rëndë shumë.

Ka psikolog në shkollën ku shkonte vajza?
Po, ka. Shkolla ka bërë një mbledhje. Nuk di gjë tjetër. Unë dua drejtësi dhe largimin e këtyre pesë familjeve nga fshati. Unë rri pa bukë, vdes, vetëm që këto familje të largohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ DASH shpall Sali Berishën dhe familjen e tij “non grata” për të hyrë në SHBA
Previous article "MIRËNJOHJE PËR PUNËN E PALODHUR"/ Manastirliu pret mjekët e Infektivit: Bashkë për të diskutuar planin e veprimit 2021-2023

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË FIER/ Nërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË ELBASAN/ Ja sa ishte magnituda, detajet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera Aktualitet

RËNDOHET SITUATA E ZJARRIT NË HIMARË/ Flakët djegin një banesë, rrezik edhe për shtëpitë e tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT