Çështja e largimit të dy vëllezërve Mozzik dhe Getinjo nukështë kapërdirë lehtë (akoma) nga menaxheri dhe kompania e On Records.
Pasi Mozzik publikoi këngën e re, në bashkëpunim me këngëtarin e huaj, Veysel, menaxheri i labelit, Mehmet Elshani ka postuar një video të reperit të ri në moshë, ku shfaqet dukeu intervistuar në një prej televizioneve kosovare.
“Nuk kam nevojë t’i jap shpjegime askujt!”, – shkruan Elshani. “Thjesht dua ta dinë të gjithë të vërtetën se diamantët i krijojmë ne. Nëse talentin e ke baltë, ne të bëjmë diamant!”
Kjo nuk është hera e parë që të tilla shprehi hidhen kundrejt Mozzikut apo Getinjos nga ish-bashkëpunëtorët, ama dy reperat po tregohet mjaft të përmbajtur duke mos u prononcuar askund ose shumë pak.


