• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË SPANJË I AKUZUAR PËR VJEDHJE, NË LAÇ 9 VITE DREJTOR…/ Alfred Prodani pritet të dalë sot para Gjykatës së Lezhës
Home
Aktualitet
Kronikë

NË SPANJË I AKUZUAR PËR VJEDHJE, NË LAÇ 9 VITE DREJTOR…/ Alfred Prodani pritet të dalë sot para Gjykatës së Lezhës

9 May, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ishte në kërkim ndërkombëtar për rreth 40 vjedhje në Spanjë, por në Kurbin ushtronte postin e drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime. Alfred Prodani, i arrestuar të shtunën për llogari të autoriteteve spanjolle, pritet të dalë këtë të hënë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Prodani po mbahen në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Kurbin, në pritje për të dalë para gjykatës për kryerjen e procedurave përkatëse që do të çojnë në ekstradimin e tij. Ai akuzohet në shtetin spanjoll si i përfshirë në rreth 40 episode vjedhje të banesave.

Në vitin 2019-të u denoncua dhe nga ishkryeministri Sali Berisha, se kishte marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së yllit të Real Madrit, Karim Benzema. Por në atë kohë, 41-vjeçari i quajti akuzat e Berishës si të stisura dhe të motivuara politikisht. Alfred Prodani u arrestua, në kuadër të operacionit koduar “Coruna”, i cili u finalizua mbrëmjen e së premtes nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

41-vjeçari banues në Kurbin u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit, ndërsa ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Spanjës. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna në Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës” informon Policia e Lezhës.

Prej 9 vitesh, Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të UjësjellësKanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste. Më firmosjen e marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve rreth dy muaj më parë, Interpol Tirana në bashkëpunim me drejtoritë e policive në qarqe po gjurmon të gjithë personat e kërkuar nga shteti spanjoll, me qëllim që ata atë ekstradohen dhe të përballen me drejtësinë për veprat penale që akuzohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË SKANDAL"/ Këngëtari i njohur e thotë troç se Donald Veshaj nuk di të…
Previous article PROPOZIMI I BE/ Borrell: Për të rindërtuar Ukrainën, përdorni rezervat e Moskës

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT