• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Në sipërfaqen e Hënës ka shumë akull, është i fshehur në zonat polare
Home
Mister

Në sipërfaqen e Hënës ka shumë akull, është i fshehur në zonat polare

22 August, 2018 k.autor Mister

Në sipërfaqen e Hënës ka shumë akull ujor: është i fshehur në zonat e rajoneve polare që janë përgjithmonë në hije dhe mund të përdoren si rezervuar uji nga astronautët e bazave hënore të ardhshme.

Këtë e bën të ditur kërkimi i botuar në revistën e Akademisë së Shkencave të Shteteve të Bashkuara (PNAS) dhe i koordinuar nga Shuai Li, i Institutit të Gjeofizikës dhe të Planetologjisë të Hawaii.

Kërkuesit identifikuan akullin e ujit, në sajë të të dhënave të dërguara nga Moon Mineralogy Mapper (M3), në bordin e sondës indiane Chandrayaan-1, e cila eksploroi Hënën nga viti 2008 deri në vitin 2009.

U pa se akulli është i pranishëm në 3.5% të zonave të hijezuara përgjithmonë të të dy rajoneve polare të Hënës, ku temperaturat arrijnë deri në 160 gradë nën zero. Uji i ngrirë i depozituar në këto kurthe të ftohta mund të kishte ardhur përmes dy mekanizmave: mund të jetë sjellë nga ndikimi i meteorëve dhe kometave ose mund të ‘migrohej’ ngadalë nga atmosfera jashtëzakonisht e rrallë (ekzosfera) e Hënës, transmeton Atsh.

Harta e shpërndarjes së akullit të ujit në sipërfaqen e Hënës (burimi: Pnas)

“Ne kemi gjetur dëshmi të drejtpërdrejta dhe përfundimtare të pranisë së akullit të ujit në rajonet hënore polare”, shkruajnë autorët e kërkimit. “Sasia dhe shpërndarja e akullit në Hënë – shtojnë ata – është ndryshe nga ajo e trupave të tjerë të sistemit diellor të brendshëm siç është planeti Mërkurit, Hënës dhe Cerere, ku akulli i ujit është më i pastër dhe i bollshëm sesa Hëna”.

Pjerrësia e vogël e akseve të rrotullimit të Mërkurit, Hënës dhe Cerere gjeneron depresione në rajonet e tyre polare, të cilat mbahen gjithnjë në hije dhe që veprojnë si kurthe të ftohta, të cilat gjatë kohës janë në gjendje të grumbullojnë përbërje të paqëndrueshme, si uji. Kishte tregues të fortë të pranisë së ujit të ngrirë në këto zona të tokës hënore, por askush deri më tani nuk identifikoi prezencën e qartë të akullit të ujit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vllaznia prezanton Firat/ Turku tregon arsyen që zgjodhi Shkodrën, tifozët shpresojnë...
Previous article Rrëfimi i ekzekutorit të fundit të kampit të përqendrimit dhe përgjegjësia morale

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT