Andrea Haxhiaj ndërroi jetë më 3 gusht në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër si pasojë e flakëve që rrethuan banesën e tij. Haxhiaj ka tentuar të shuaj zjarrin në vreshtin që kishte në oborr, por si pasojë e flakëve ka ndërruar jetë.
Fshati Asim Zenel u përfshi nga flakët që kishin rënë në afërsi të tij. Era e fortë favorizoi flakët duke vënë në rrezik 3 fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo. Banorët e tre fshatrave u evakuuan, por në Asim Zenel situata ishte më kritike, me një bilanc prej dy viktimash.
Për të normalizuar flakët u vendosën në dispozicion 5 zjarrfikëse, forca të ushtrisë e punonjës të bashkisë, por dëmet shkaktuan një bilanc të rënduar në djegien e kullotave dhe drurëve frutorë, ku në Lunxheri u djegën rreth 40 ha kullota dhe 500 rrënje arrore, dru frutore dhe vreshtari.
Report Tv ka qenë ditën e sotme në shtëpinë e çiftit në Gjirokatër, ku janë hapur dyert e motit për 57-vjeçaren. Fqinjët e çiftit shprehin ngushëllimet për ndarjen nga jeta të dy bashkëshortëve, ndërkohë që thonë se kjo ishte një vdekje e rëndë dhe e papritur.ÇVdekje e rëndë e papritur do të mbahet mend për tërë jetën kjo ngjarje. Fati, zjarri është i pabesë! Ne përpiqemi që t’u japim kurajo familjarëve që ta përballojnë këtë goditje të rëndë. Kur e mora vesh si kishte ndodhur, u fut zjarri këtu në zonë dhe i mbyti tymi e zjarri . Të njëjtë gjë bëri e shoqja, për ta shpëtuar dhe vdiq nga flakët. Gjithë kjo fatkeqësi!’- u shprehën fqinjët.