Ndodhemi në Selitë, Në rrugën “Irfan Tomini” aty ku një ditë më parë mbeti I vdekur Arben Bilali, 50 vjeç.
Është e lehtë ta dallosh, pasi furgonat e policisë shihen me kilometra larg e të japin idenë se vendi tanimë është I blinduar.
Gjithçka thuhet se ndodhi si pasojë e një atentati, ku persona në një “Benz” e qëlluan me 15 plumba fare pranë shtëpisë së tij… aty ku më parë ishte vrarë edhe vëllezërit e tij.
I pari në vitin e mbrapsht të 1998 e I dyti në 2010, me thuajse të njëjtat detaje e rrethana, ato të një atentati.
Ish efektivi I policisë, nuk mundi të mbrohej këtë herë ndonëse I kishte shëptuar një atentati 9 vite më parë, shansi I dytë nuk iu dha.
Pistat janë të shumta, konfliktet po ashtu e megjithatë njëra duket të zerë kryesoren, atë të hakmarrjes.
Teksa hyjmë në rrugicën e “mallkuar” për familjen Bilali, pllakos heshtja. Që prej ditës së djeshme asnjë nuk flet më e lëvizjet janë bërë të pakta, thuajse fare.
Shtëpia e viktimës bie në sy pikërisht nga kamera e sigurisë që deri në atë moment kushedi sa herë do I ketë shpëtuar jetën ish policit.
Në shtylla shihet lajmërimi I vdekjes, I cili të jep vetëm keqardhje kur mendon se nëna e tre djemëve sot I duhet të gëzohet vetëm njërit prej tyre… qe tanime I duhet të jetojë më I ngujuar se kurrë më parë.
Banorët nuk flasin. Të hutuar e të shqetësuar munden vetëm të thonë: “Nuk kemi fjalë”.
E në fakt, nuk kanë pse të kenë. Ata do të zgjohen nesër kur gjithçka të ketë mbaruar e do të vijojnë me jetën e tyre, veç familjes Bilali.
Që përveçse të mbajë zi, I duhet të ruhet tani…e deri në fund nga hakmarrja e përgjakshme.