• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË SHQIPËRI MË KËRCËNOJNË ME VDEKJE, PRANDAJ…”/ Arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Angli (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

“NË SHQIPËRI MË KËRCËNOJNË ME VDEKJE, PRANDAJ…”/ Arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Angli (EMRI)

1 November, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një 39 vjeçar shqiptar është arrestuar pasi u kap duke kultivuar lëndë narkotike në një shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar.

Në 4 gusht të këtij viti, policia bastisi shtëpinë dy katëshe në Fell View Avenue në zonën Woodhouse.

Ata gjetën në kuzhinë sasi të mëdha kanabisi që rritej në dhomën e ndenjes dhe tre dhoma gjumi, me drita ultravjollcë dhe dritare të mbuluara nga perde të trasha dhe çarçafë plastikë për të parandaluar largimin e nxehtësisë. Policia sekuestroi celularë, 300 £ para në dorë, së bashku me një pasaportë shqiptare dhe leje drejtimi në emër të 39-vjeçarit Ervin Nurka, i cili u gjet në shtëpi dhe u arrestua.

Fqinjët treguan se kishin parë ardhje dhe vajtje të dyshimta në banesë.

Një ekspert i barnave të drogës arriti në përfundimin se prodhimi i pothuajse 100 bimëve kanabis dhe shitja e tyre do t’u sillte një fitim prej 77,000 dollarësh.

Nurka pranoi në polici krimin e tij, ndërsa pretendoi se pranoi të punonte si kopshtar, pasi kishte borxh një sasi të madhe parash disa personave me precedentë kriminale.

39-vjeçari shqiptar kishte thënë në gjykatë se ngaqë nuk kishte arritur dot që ta paguante borxhin, ishte përballur me kërcënime me vdekje në Shqipëri.

Pasi shqyrtoi faktet gjykata arriti në përfundimin se shqiptari siguronte sasi të mëdha parash përmes kësaj veprimtarie kriminale dhe borxhi nuk mund të merrej si justifikim.

Gjykata vendosi fillimisht masën e sigurisë “arrest me burg” për 15 muaj për shqiptarin Ervin Nurka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI I FRIKSHËM NË TURQI/ I moshuari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 34 orësh, i përloti të gjithë me një fjali
Previous article NGJARJA TRAGJIKE/ Mbetet mister vrasja e këngëtares braziliane dhe zhdukja e të birit 7-vjeçar

Delo.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT