• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NË SHËRBIM TË STABILITETIT TË BE”/ Orbani pret në takim presidentin e Republikës Sërpska, çfarë u diskutua
Home
Nderkombetare

“NË SHËRBIM TË STABILITETIT TË BE”/ Orbani pret në takim presidentin e Republikës Sërpska, çfarë u diskutua

12 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, bisedoi me presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, gjatë një takimi në Budapest.

Ata biseduan për “integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE) dhe se si Hungaria, si kryesuese e Këshillit të BE-së, mund ta përmirësojë këtë proces”, tha zëdhënësi për media i zyrës së kryeministrit hungarez, Bertalan Havasi.Ndërkohë, Orbani shkroi në rrjetin social X se takimi i tij me Dodikun ishte “në shërbim të thellimit të stabilitetit të Bashkimit Evropian”.

“Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për BE-në. Në vend të leksioneve dhe sanksioneve, ne besojmë në dialog dhe bashkëpunim. Takimi im sot me presidentin Millorad Dodik i shërbeu këtij qëllimi”, shkroi Orban.Orbani është një nga aleatët kryesorë të presidentit prorus të entitetit serb të Bosnjës dhe një nga liderët e paktë të BE-së që janë të gatshëm të takohen me të. Ata biseduan të paktën tri herë në vitin 2023.

Në fillim të këtij viti, Dodiku ia dha Viktor Orbanit çmimin “Urdhri i Republikës Sërpska” në një ceremoni në Banja Llukë.

Të gjithë presidentët e mëparshëm të Serbisë, si dhe kreu i Kishës Ortodokse Serbe dhe pesë personat e dënuar për krime lufte para Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, përfshirë ish-udhëheqësin serb të Bosnjës Radovan Karaxhiq dhe ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiq, janë shpërblyer me këtë çmim.

Dodik, një nacionalit i cili ia dha çmimin e njëjtë edhe presidentit rus Vladimir Putin vitin e kaluar, është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe për shkak të përpjekjeve të tij për ta minuar marrëveshjen për paqe Dejton, e cila i dha fund luftës së Bosnjës në vitet ’90.

Qeveria hungareze vuri veton ndaj sanksioneve të BE-së kundër Dodikut./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO BËHESH SI BERISHA"/ Basha për replikat me Bardhit dhe Ramës: Poshtë ballkonit të tij u firmos edhe Amnistia e u mbyllën listat
Previous article NUSJA RREH BARBARISHT VJEHRRËN NË SHKODËR/ Djali e mban të mbyllur në shtëpi! Arrestohet 43 vjeçarja

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT