• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË SHËNJESTËR TË OFL-SË/ Kush është biznesmeni trafikant droge, lidhjet politike me PD Lezhë
Home
Breaking News

NË SHËNJESTËR TË OFL-SË/ Kush është biznesmeni trafikant droge, lidhjet politike me PD Lezhë

21 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Njëri nga dy emrat të cilëve OFL-ja u ka dërguar formularin për justifikimin e pasurisë është edhe Astrit Limani, i njohur edhe me mbiemrin Nimani. Në 10 maj ë vitit të kaluar ai u arrestua, pasi ishte në kërkim nga drejtësia italiane i dënuar me 13 vite burg për organizatë kriminale në trafikun e drogës. 49-vjeçari që njihet edhe si “Titi i Ukës” u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.

Ai ka disa biznese në Lezhë. Për Limanin në 2015 ka pasur edhe një hetim për të gjitha pasuritë e ngritura kryesisht në Shëngjin, që dyshohet të kenë ardhur nga veprimtaria kriminale. Në vitin 2015, me vendim të Prokurorisë për Krime të Rënda, atij i ishin sekuestruar 230 apartamente banimi në tre pallate në Shëngjin në vlerën rreth 10 milionë euro. Limani është administrator dhe ortak me 40% i kompleksit turistik “Marina San Giovani Ermiri Palace”, në Shëngjin dhe i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në qershor të vitit 2013.

Por angazhimi i tij ka qenë edhe politik. Në vitin 2013, Astrit Limani ishte anëtar i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Lezhës, nën siglën e Partisë Ora e Shqipërisë, e cila ishte në koalicion me Partinë Demokratike. Ai ishte edhe anëtar i Komisionit të Urbanistikës dhe Programeve të Zhvillimit, nënkryetar i Komisionit të Arsimit Kulturës dhe sporteve dhe anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financës në këtë këshill bashkiak.

Astrit  Limani ka qenë disa herë i dënuar në Itali për trafik të drogës nga Shqipëria drejt shtetit fqinj. Edhe në vitin 2013, ai është arrestuar nga autoritetet serbe në pikën e kalimit kufitar të Merdarës, në kufirin me Kosovën. Nimani arriti të largohej nga territori i Shqipërisë vetëm pak orë para se të shpallej në kërkim nga policia, ku mundi që të kalonte i qetë doganën në Morinë.

Ai është ekstraduar në Itali më 20 dhjetor 2013 për të vuajtur dënimin dhënë në mungesë nga gjykata e Milanos (në nëntor 2009) me 7 vite burg për trafik narkotikësh dhe evazion fiskal. Për shumë vite Nimani nuk është ngacmuar nga policia por edhe nga prokuroria e Lezhës, ndërkohë që drejtësia italiane ka vendime ndaj tij që datojnë që nga vitit 2005. Edhe pse i kërkuar, në 2013 ka mundur të bëhet dhe anëtar i këshillit bashkiak të Lezhës, ndërkohë që në 2019 u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.

Pasuritë e vëna nën sekuestro në plazhin e Shëngjinit në vitin 2015:

1-Një godinë 5-katëshe, Hotel-Bar-Restorant, me sipërfaqe totale 7940 m2

2-Një godinë 13-katëshe, me sipërfaqe totale 5000 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe.

2-Një godinë 13-katëshe, me sipërfaqe totale 6500 m2, ku përfshihen: 65 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe.

4-Një godinë 10-katëshe, me sipërfaqe totale 9500 m2, ku përfshihen: 90 apartamente banimi, njësi tregëtimi dhe garazhe Parkimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Ç'MË KA GJETUR..."/ Zef Deda tregon si e kaloi natën e parë të martesës
Previous article IKU DHE NJË TJETËR / Moderatori shqiptar bëhet pjesë e televizionit italian

k.autor

Postime të ngjashme

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

AKSIDENTI TRAGJIK KU HUMBËN JETËN NËNË E BIR/ Publikohen PAMJE nga përplasja FATALE në Greqi Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK KU HUMBËN JETËN NËNË E BIR/ Publikohen PAMJE nga përplasja FATALE në Greqi

"HUMBA GJITHÇKA"/ Gruaja dhe djali i ndërruan jetë në aksidentin tragjik, flet kryefamiljari: Po shkonin në punë por… Aktualitet

"HUMBA GJITHÇKA"/ Gruaja dhe djali i ndërruan jetë në aksidentin tragjik, flet kryefamiljari: Po shkonin në punë por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT